Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Humbi në një ditë burrin dhe 4 djemtë, historia e një gruaje të jashtëzakonshme që sfidon mynxyrën…

ShkodraWeb 19 September, 2023
Ferdonie Çerkezi kosove

…Dje ishte një ditë krejt e veçantë për mua, mbushur me një emocion të rëndë, të patreguar. Shkuam në një shtëpi, te një grua, te një nënë, Ferdonie Çerkezi quhet, në Gjakovë të Kosovës. Tragjedia dhe qëndresa rrinin te kjo grua e heshtur, fisnike, që kishte humbur brenda një ditë të shoqin dhe katër djemë. 5 vetë. 5 vdekje a të humbur. Ia kishin marrë milicët serb në mars të vitit 1999.

Njëzet e katër vjet kjo grua pret një lajm, një shenjë jetë, një shpresë. Ku janë ata, të dashurit e saj? I kanë vrarë, i kanë djegur, kanë hapur një gropë diku, i kanë hedhur aty dhe i kanë zhdukur? Dy djemtë e rritur porsa ishin martuar. Ajo kërkon pesë varre, që të derdh lot mbi dheun e shkrifët, të qajë, t’u flasë në emër, t’i ketë pranë. Por ata janë të munguarit e saj të mëdhenj. Jo vetëm të nënë Ferdonies, por të krejt Kosovës. Janë të munguarit tanë. Sepse dhembja e saj është përtej një rasti, madje përtej dramatikes. Dhembje tragjike sa dhe stoike. E pakonceptueshme për një jetë normale.

Rrallë të gjesh gra të tilla me një stoicizëm të tillë të paparë si në gjëmat e tragjedive. Tek ishim te Ferdonia, në shtëpinë e saj, e mbushur krejt me fotografi të njerëzve të humbur, shumë syresh të ikur nga kjo jetë, të zhdukur, të masakruar nga policia serbe, mua m’u mbush zemra, u preka dhe kujtova vajtimet e gjyshes sime, Agustellës, e cila vajtojne tre të vdekurit e saj, burrin dhe dy djemtë, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por dhembja e nënë Ferdonies kishte mbetur brenda heshtjes së saj. Një heshtje që të gërricte e prekte më shumë se kuja, se lotët, se vajtimet me bote.

Fati i zi i nënë Ferdonies është pengu i madh i kohës, është theroria e lirisë së Kosovës, është akuza e hapur, e pamëshirshme kundër gjenocidit serb dhe veprimeve mizore të policisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shkrimtari Ag Apolloni ka shkruar dhe një roman për këtë grua dhe fatin e saj. Por unë mendoj se ajo është përtej një rrëfimi. Sikur një kineast i shquar të njihej me këtë histori rrëqethëse, nuk do të kishte akuzë më domethënëse, më shprehëse për krimet serbe sesa historia e saj. Historia e një gruaje që e mban dhimbjen thellë trupit, edhe pse e sëmurë. E një gruaje që është përtej baladave dhe vargjeve mallëngjyese të çdo poeti a poezie. Një monumet i gjallë i dhembjes, sa dhe i krenarisë.

U preka jashtë mase nga dhembja jote nënë Ferdonie! Unë do doja që këtë status miqtë e mi ta shpërndanin. Kjo grua e jashtëzakonshme meriton respektin e një populli të tërë, respektin e njerëzve që e duan dhe e mbrojnë jetën, nuk e masakrojnë atë. Respektin e vetë botës… /Nga Josip PAPAGJONI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Nis projekti për mbrojtjen e urës së Mesit, pjesë e tij edhe ndriçimi i këtij monumenti të rrallë të kulturës…
Next: Punimet e mirëmbajtjes në rrjet, ja cilat zona të Shkodrës janë pa energji elektrike me 20 shtator 2023…

TË FUNDIT

berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.