Zonja që shikoni në foto, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, të cilët kanë kërkuar të informojnë përmes ShkodraWeb. Zonja quhet Tereze Bala, rreth 70- vjeç dhe sipas të afërmëve ka probleme me kujtesën.
Nga ora 10.00 e paradites së datës 1 janar 2025, nuk kanë asnjë kontakt apo informacion për zonjën. Dihet vetë se ajo ka dalë në qytetin e Shkodrës. Të gjithë personat që e kanë parë apo mund ta shohin, janë të lutur të kontaktojnë me familjarët në numrin e celularit 068 26 33 293.