
Isuf Jacaj, 58 vjeç është viktima e ekzekutuar mbrëmjen e të shtunës në lagjen nr. 3 të Sarandës.
Ai është babai i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, i cili aktualisht ndodhet në burg për akuzën “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.




