
Me datë 21.04.2019 ora 15.00 në rrugën e Shirokës një person rreth 65 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga me motorçikletë, të cilit nuk dihet akoma identiteti dhe po trajtohet në sallën e reanimacionit pranë Spitalit Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.