
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për njoftim fakti, pasi mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi egjiptian A. Y., 35 vjeç, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
Nga deklarimet e shtetasve egjiptianë që banonin me të, shtetasi A. Y. vuante nga epilepsia dhe merrte mjekim.




