
Më datë 10.03.2026, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak, ka humbur jetën, në rrugë, në lagjen “Guerrile”, shtetasi S. S., 52 vjeç.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dyshohet se si pasojë e pakujdesisë, ka rënë zjarr në një objekt dykatësh, në fshatin Rrencë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




