Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mirditë, ku një 34 vjeçar ka humbur jetën pasi ndaj tij është shtënë me ar.më zjarri. Policia ka bërë me dije se në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vr.arë me ar.më zjarri shtetasi Eri Zefi 34 vjeç, banues në Kurbin. Mësohet se ai është gjetur i pajetë në një kanal.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.