Humb jetën 58- vjeçari, lëvizte me biçikletë- dyshimet e para të policisë…

Një 58-vjeçar është gjetur i pa jetë mëngjesin e sotëm në Korçë. Burri është gjetur nga banorët e zonës në rrugën e fshatit Ravonik, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve të para, personi që ka humbur jetën është shtetasi me iniciale J.P., 58 vjeç, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i personit është transportuar në morgun e spitalit.