Humb betejën me virusin drejtori i Institutit të Ndërtimit, ishte i shtruar në Spitalin Infektiv prej ditësh…

Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta pasi u infektua me koronavirus dhe humbi betejën.


Hysenlliu ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ai ishte futur në intubim pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Familjarët bënë thirrje më herët për ta dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të shpejtë.

ShkodraWeb Channel