Humb betejën me korona virusin një tjetër aktor, ishte prej disa ditësh në intubim…

Korona virusi i ka marrë jetën një tjetër aktori. Bëhet fjalë për aktorin e njohur të teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.


Mësohet se aktori ka ndërruar jetë sot në moshën 69-vjeçare, ndërsa prej disa ditësh ka qenë në intubim.

Xhelili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej disa ditësh, por gjendja e tij ishte renduar.

Ndërkohë pak ditë me parë betejën me virusin e frikshëm e humbi aktori i njohur i humorit Koço Devole.

ShkodraWeb Channel