Humb betejën me Covid- 19 pedagogu i Inxhinierisë, u bë i njohur pasi humbi shikimin pas termetit të 26 nëntorit

Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.


Pas intubimit në spitalin Covid, 47 vjeçari është ndarë nga jeta. Qerimi ishte një profesor inxhinierie në Universitetin Politeknik. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Klement Qerimi u njoh përmes mediave pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.

ShkodraWeb Channel