Humb betejën me Covid- 19 mësuesi e instrumentisti i njohur shkodran, lajmin e jep miku i tij…

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare muzikanti shkodran Sokol Marku.

Prej një muaji, ai po luftonte në betejën për jetën, pasi ishte infektuar me Covid-19. Muzikanti i njohur ishte dërguar në Turqi për mjekim të specializuar, por nuk arriti ta fitonte këtë betejë.


Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan: “Natën e emnit tand u ndave nga kjo jetë, shok e mik i paharrueshëm Sokol Marku.”.

ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, të njohurve e kolegëve të mësuesit e instrumentistit të njohur.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel