Shkruan në Facebook Presidenti Ilir Meta: Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!
Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe!
Ndërsa Lulzim Basha, kryetar i PD- së në mesazhin e tij të ngushëllimit, shkruan:
Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar. I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!