Humb betejën me Covid- 19 efektivi i policisë rrugore në Shkodër, ishte në reanimacionin e spitalit

Një efektiv i policisë Rrugore në Shkodër ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Gëzim Gilaj, ka ndërruar jetë mbrëmë, i cili ndodhej i shtruar në reanimacion në Shkodër.

Efektivi kishte disa ditë që ishte i shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga COVID-19 , por nuk ka mundur dot të fitojë betejën e tij me virusin.


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 647 raste të reja për shkak të COVID-19.