Humb betejën me Covid-19 edhe një mjek shqiptar në Maqedoninë e Veriut…

Mësohet se një prej shtatë jetëve të humbura që janë raportuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është mjek. Madje, mediat vendase bëjnë me dije se mjeku në fjalë, është shqiptar i Maqedonisë së Veriut.


Fatkeqësisht, pas disa ditëve në gjendje të rëndë, mjeku shqiptar ndërroi jetë, duke e çuar bilancin e numrin e jetëve të humbura në vendin fqinj në 341. Ndërkohë 115 persona të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 40 pacientë të tjerë janë shëruar nga Covid-19.

ShkodraWeb Channel