Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Hoshgjéldën..!”, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari për vizitën e Erdogan: Lajm i mirë, dy popuj që për shekuj ndamë fatet…

ShkodraWeb 17 January, 2022
erdogan rama sytari

Hoshgjéldën..!

Vizitat e njerëzve të mëdhenj dhe miqve të shtrenjtë, janë përherë burim kënaqësie dhe një lloj ripërtëritjeje e rendit e shendit, pa përmendur begatinë e harenë që na përfshin pa përjashtim. E tillë është edhe vizita e presidentit të Turqisë, Sh.T.Z. Rexhep Taip Erdoğan, ditën e hënë, më 17 janar 2022, në vendin tonë.

Është një lajm i mirë për vendin tonë dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të domosdoshme dhe shekullore që ne kemi me njëri-tjetrin, si dy popuj, që për shekuj e shekuj ndamë së bashku fatet, nën çatinë e madhe të hilafetit osman, ku arnautët dhe turqit, bashkë edhe me kombësi të tjera, udhëhoqëm botën dhe shpërndamë gjithandej qytetërimin e vlerave tona të mrekullueshme islame dhe njerëzore!

Është lajm i mirë për të sotmen dhe të ardhmen, për marrëveshjet dhe mirësitë e bashkëpunimeve turko-shqiptare në sfera të ndryshme, në dobi të vendit dhe mirëqenies së shqiptarëve pa dallim!

Për mua, në pozitën e Myftiut të Shkodrës, patjetër, që premtimi i presidentit Erdoğan për restaurimin e Xhamisë së Plumbit, mbetet një fjalë e rëndësishme dhe një ëndërr shekullore, të cilën e kam vlerësuar që në momentin e parë të dhënies së saj, dhe për të cilën, kam falënderuar publikisht edhe kryeministrin e vendit tim gjatë vizitës së tij në Xhaminë e Plumbit; që patjetër duhet të ndjehet i lumtur për këtë fat të madh në jetën dhe karrierën e tij politike!

Edhe për këtë fakt, Reisi mirë se të vijë në një tokë e në një vend që e duan dhe e vlerësojnë më shumë sesa shfaqet; që e nderojnë dhe e besojnë, si rrallëherë president në botë!

Shembulli dhe botëkuptimet tona islame prej shekujsh janë të lidhura ngusht me Turqinë, e kështu do të vazhdojnë të jenë, përtej politikës dhe axhendave të cilitdo individ a lëvizje, që gjithsesi mbetet krejt i papërfillshëm përballë frymës së përgjithshme të fetarizmit islam dhe nuancës së tij tek ne!

Kjo lidhje historike që kemi me turqit, është shumë më shumë e prekshme dhe identitare, sesa me krejt vendet e tjera të botës islame, që gjithsesi kanë vendin dhe pozitën e merituar që i takon secilit në këtë marrëdhënie të shtrenjtë e të shenjtë!

Dhe, sa më shumë që afrohen këto lidhje, aq më shumë mbrohen dhe konsolidohen shtresat e padukshme që mbajnë ekuilibrat e këtij tabani identitar ndër ne!

Prandaj, ruajtja e shinave dhe mostolerimi i ndryshimit të kursit, duhen trajtuar me urtësi dhe largpamësi, duke mos shkuar pas tekave të verbra të askujt, as ambicieve të shtirakëve gjithandej, si dhe duke vënë interesin e bashkësisë së gjerë muslimane dhe atë të intersit tonë kombëtar mbi çdo interes tjetër të kujtdo qoftë dhe ushqyesit e tyre prej andej-këndej, kudo qofshin!

Hoshgjéldën..!

Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
Shkodër, më 17 janar 2022 /Publikuar në Facebook nga Imam Muhamed SYTARI, myfti i Shkodrës/

Post navigation

Previous: VIDEO – “Kryeheroi ynë Kombëtar, lavdia jonë e çdo epoke”, Presidenti Meta “thumbon” Ramën dhe Erdogan…
Next: ZYRTARE – Vllaznia huazon sulmuesin e ardhur me bujë në verë, deri në fund të sezonit luan për Kastriotin…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.