Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Horror në Siri, 1121 të vrarë vetëm në 100 ditë

ShkodraWeb 25 February, 2018
siriHorror

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se si pasojë e sulmeve të kryera në Gutën Lindore, që gjendet nën rrethimin e regjimit të Bashar al-Asadit, gjatë datave 14 nëntor 2017 – 24 shkurt 2018 jetën e kanë humbur 1121 civilë, shkruan Anadolu Agency (AA).

SNHR njoftoi se në rajonin e Gutës Lindore e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, si pasojë e sulmeve të Rusisë, regjimit të Asadit dhe grupeve të huaja kanë humbur jetën gjithsej 1121 civilë, nga të cilët 281 fëmijë dhe 171 gra.

Në raportin e publikuar nga ky rrjet thuhet se në sulmet ajrore dhe tokësore mes datave 14 nëntor 2017 – 24 shkurt 2018, përkatësisht për 103 ditë ndaj Gutës Lindore, e cila mbahet nën rrethimin e forcave të regjimit, është përcaktuar se kanë humbur jetën 1121 civilë.

Në raport thuhet se në sulmet e kryera ndaj Gutës Lindore që nga muaji mars i vitit 2011 e deri më 24 shkurt të vitit 2018 kanë humbur jetën gjithsej 12 mijë e 763 civilë, prej tyre 1463 fëmijë dhe 1127 gra.

Sipas raportit që nga viti 2011 e deri më tani regjimi dhe mbështetësit e tij në rajon kanë kryer 46 herë sulme me armë kimike.

Përkundër vendimit të KS-OKB-së për armëpushim kanë humbur jetën edhe 4 civilë

Përkrahësit e regjimit dhe mbështetësit e tij, përkundër vendimit të KS-OKB-së për “armëpushim humanitar” një mujor në Siri, po vazhdojnë sulmet ndaj vendbanimeve civile në Gutën Lindore.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), forcat e regjimit sirian që nga orët e mëngjesit të ditës së sotme kanë kryer sulme tokësore dhe ajrore ndaj rajoneve Duma, Haresta, Shifoniyye, Kefer Batna, Hammuriye, Sakba, Baeyt Sava dhe Merxh të Gutës Lindore.

Si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 4 civilë, 2 prej tyre në në Sakba, kurse nga një në Baeyt Sava dhe Hammuriye.

Ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit, kurse të plagosurit janë marrë në trajtim në qendrat e shëndetësisë përreth. Për shkak të vazhdimit të sulmeve po shqetësohet për rritje të numrit të të vdekurve.

Me projekt-rezolutën e miratuar mbrëmë nga KS-OKB-ja me një votim unanim u vendos për të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”.

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astana u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri.

Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Angli, shkatërrohet plotësisht ndërtesa
Next: Rama publikon fotot se kujt i takon ndihma, reagon Basha: Fshihet pas abuzuesve, nuk i eci me…

TË FUNDIT

parlament kosove bosh 2026

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Vetëvendosje! më shumë mandate se 3 partitë e opozitës bashkë…

ShkodraWeb 8 July, 2026
aleksander vucic

“Janë ditët e javët e fundit si president”, pas 12 viteve në pushtet Vuçiç njofton dorëheqjen por nuk pëjashton…

ShkodraWeb 28 June, 2026
albert vataj piano 3 motra 2026

3 motra mbajtën në krahë një piano për 27 kilometra, që e ëma të vdiste në shtëpi në magjinë e tingujve

ShkodraWeb 20 June, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.