Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rodos të Gresiqë, ku një shqiptar ka përdhunuar një vajzë 6-vjeçare.
Rasti u zbulua nga prindërit e të miturës, të cilët banonin pak blloqe larg shqiptarit, teksa e vogla i kishte treguar motrës së saj më të madhe.
52-vjeçari shqiptar, autor i kësaj vepre të shëmtuar, raportohet se është i martuar dhe baba i dy djemve të rritur.
Ai e kishte mashtruar të voglën me një karficë flokësh, e kishte futur brenda në banjo, ku ka mbyllur derën dhe e ka përdhunuar.
Shqiptari do dalë të këtë të hënë (13 gusht) para gjykatës, por përveç përdhunimit, fqinjët e lan paraqitur atë si person shqetësues pasi thuajse gjithë kohës është i dehur nga konsumimi i birrave pa ndërprerje.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se nuk e di për çfarë bëhet fjalë./joq/