Horoskopi per diten e sotme, 17 nentor 2017

Dashi
Pozicionimi i Hënës në lidhje me Venusin dhe Marsin parashikohen stuhi, por rezultati varet nga si do të dini të menaxhoni çështjet më delikate që lidhen me dy persona. Të merrni pak kohë pushim për të menduar mund të jetë gjëja e drejtë për të bërë, por nuk do të ishte vallë një mënyrë për t’iu larguar detyrave?
Demi
Interesa të përbashkëta mund të jenë edhe baza solide për në lidhje të bukur. E gjitha qëndron në faktin që të mos përfshiheni nga frika instinktive. Kini më shumë besim tek personi i dashur, edhe pse mund të ketë nevojë për pak sforcim nga ana e juaj.
Binjakët
Nuk ka asgjë të keqe nëse doni të qëndroni të vetëm, edhe pse në një këndvështrim afatgjatë, vetmia nuk do t’ju bënte fare mirë. Përpiquni të hyni në lojë. Duke qenë aktivë, do të përjetoni më shumë çaste të mbushura me emocione.
Gaforrja
Nuk është kurrë e tepërt të tregosh kujdes, por me pozicionimin e Hënës në lidhje me Saturnin, ekziston rreziku që të mos lëvizni, pasi mund t’ju frikësojë çfarë mund të ndodhë. Jupiteri ju mban shpatullat e ngrohta, ndërsa Marsi dhe Venusi ju kundërshtojnë. Me të vërtetë është një betejë e vështirë për ju.
Luani
Përpara se të bësh bilancin e humbjeve, mendoni mbi të gjitha të merrni veten pa pasur pendime dhe paragjykime, që nuk i bëjnë kurrë mirë një marrëdhënieje. Mund të bëni edhe më shumë, por ndoshta problemi është se nuk doni që të vazhdojë historia.
Virgjëresha
Pak fat nuk bën keq, mbi të gjitha të kur lëvizni mbi terren të vështirë për çështje të ndryshme, të cilat mund të mos japin rezultatin e duhur. Një dorë ju zgjatet t’ju ndihmojë nga një drejtim i papritur. Një frymëmarrje lehtësimi.
Peshorja
Së shpejti do të arrini të gjeni një ekuilibër, por për momentin duhet të kënaqeni, të ecni me kujdes, duke shënjestruar mirë. Merrni përsipër angazhimet tuaja, pa e hedhur diku tjetër fajin.
Akrepi
I vetmi defekt i juaj i vërtetë mund të jetë gjendja e lëvizshme emocionale, por me sa duket në disa raste duhet të kapësh momentin dhe të mos presësh! Pretendentët janë të shumtë dhe koha në dispozicion mund të mbarojë. Vendosni pa humbur kohë!
Shigjetari
Të pavëmendshëm ndaj kritikave, përpiquni t’i përfundoni çështjet që lidhen me administrimin e zakonshëm. Për pjesën tjetër do të mendoni në një çast të dytë. Në fund e vërteta del gjithmonë në shesh dhe do të fitoni lavdërime pa fund.
Bricjapi
Nuk do të ishte keq të ishit më të pavarur dhe jo të nënshtruar ndaj kontrollit të një eprori. Tani, megjithatë, të provosh një lëvizje do të ishte e rrezikshme. Shtrëngoni dhëmbët dhe buzëqeshni, edhe pse, në të kundërt, do të donit të shprehnit mosmiratim.
Ujori
Të shfaqeni i freskët dhe të ripërtërirë pas një mbledhjeje të gjatë dhe të lodhshme nuk është e lehtë. Por ju, të fuqishëm nga energjia juaj e pashterueshme, do t’ia dilni edhe pas kësaj. Mos u shqetësoni shumë nga opinioni i të tjerëve dhe vazhdoni të ecni përpara në rrugën tuaj.
Peshqit
Me pozicionimin e Hënës në lidhje me Uranin, ambicia nuk do t’ju mungojë dhe do të jeni të nxitur të përfundoni me sukses projekte madhështore dhe interesante. Kushdo që do të fusë hundët midis jush dhe dëshirave tuaja do të humbasë kohë, duke mos pasur asnjë shans për t’ju ndaluar.

Loading...

Lini një Përgjigje

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

Vdes “bosi i boseve” te mafias me te rrezikshme ne bote, ishte denuar me 26 burgime te perjetshme

Ka...

SONDAZHI/ Nese do te votohej sot, pozita dhe opozita do merrnin vota barabar

Nga...

Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj: Burgu i Recit ne Qarkun Shkoder hap 400 vende te reja pune

Burgu...

Close