DASHI
Urani do ua shtojë dëshirën për të pasur një jetë në çift më të lirë dhe jashtë rutinës së përditshme. Buxhetin duhet ta menaxhoni më shumë kujdes dhe të tregoheni vigjilente. Mos u hidhni në detin e shpenzimeve.
DEMI
Falë Neptunit, jeta në çift do jetë e pështjelluar. Disa do kenë edhe goxha vështirësi dhe mund të enden në një ambient gënjeshtrash dhe dinakërie. Në planin financiar nuk do ketë asnjë përmirësim të të ardhurave. Mos ëndërroni dhe mos iu besoni as lojërave të fatit.
BINJAKET
Bashkëpunim dhe përkujdesje reciproke, të gjitha këto falë Venusit. Nëse keni kaluar një periudhe paksa delikate me partnerin ka ardhur momenti të rivendosni klimën e ngrohtë. Gjeni ekuilibrin edhe në sektorin financiar. Edhe pse do iu duket e vështirë, mund t’ia dilni!
GAFORRJA
Ka mundësi që në jetën në çift të keni tension. Plutoni do e bëjë partnerin tuaj nervoz dhe agresiv. Do merrni atë që po kërkoni! Edhe sot, Neptuni do iu sjell fat me financat. Gjithsesi tregohuni të matur dhe bëhuni optimiste për të ardhmen.
LUANI
Marsi, talenti i dëshirës dhe sensualitetit do të rizgjojë edhe më indiferentët ndërmjet jush. Kujdes nga tradhtitë që mund ta tronditin lidhjen tuaj! Neglizhenca në menaxhimin e financave rrezikon t’iu kushtojë shtrenjtë. Kufizojini pak shpenzimet.
VIRGJERESHA
Qëndroni larg njëri-tjetrit sot sepse kjo do iu lejojë të reflektoni më mirë për lidhjen tuaj. Vetëm pas kësaj do e shihni nëse dashuria do të triumfoje apo jo. Në planin financiar do ndikoheni edhe pozitivisht edhe negativisht nga planetët.
PESHORJA
Ambienti yjor do favorizojë dashuritë për të gjithë. Ata që kanë një lidhje do përjetojnë momente sensuale. Në planin financiar mund të ketë rritje të të ardhurave, por ju nuk duhet t’i shpenzoni menjëherë sepse do pendoheni!
AKREPI
Gjërat janë ftohur disi me partnerin tuaj? Përfitoni nga influenca mjaft e mirë e Mërkurit për t’u pajtuar sa më shpejt! Financat nuk do kenë ndryshime të dukshme, por falë Plutonit do jenë të kënaqshme. Do jeni të zotët për t’i menaxhuar.
SHIGJETARI
Çiftet do përjetojnë momente dëliri dhe pasioni, por ka rrezik të tregohen më kërkues se zakonisht. Partneri do jetë në lartësinë e duhur dhe do e ketë shumë të zhvilluar imagjinatën. Asgjë e rëndësishme për t’u shënuar në planin financiar.
BRICJAPI
Qielli i dashurisë do jetë i mbushur me re sot. Epo s’ka sesi situata të jetë ndryshe kur edhe planetët nuk janë të qëndrueshëm. Me financat mos ndërmerrni asnjë rrezik sepse ambienti nuk është i favorshëm.
UJORI
Për çiftet asgjë nuk do shkojë ashtu si duhet dhe do ishte mirë të bënit një ndarje të përkohshme. Venusi do ndikojë mjaft në jetën sentimentale të beqarëve. Mos u bazoni tek fati në sektorin financave por menaxhoni çdo gjë me mençuri dhe bëni kufizime me shpenzimet.
PESHQIT
Zemra juaj do endet sot sa nga njëra anë në anën tjetër dhe do e keni të vështirë të gjeni ekuilibrin. Kujdes me financat sepse do keni tendencë të bëni çmenduri me shpenzimet. Fat do keni por mos u nxitoni!