Dashi
Nën ndikimin e Venusit ju do kërkoni më tepër kohë për të reflektuar. Flisni hapur me partnerin dhe ai do iu kuptojë. Do filloni projekte ambicioze që të rrisni të ardhurat tuaja.
Demi
Për sa iu përket çështjeve të zemrës ambienti pritet të ndryshojë tërësisht. Ju do keni shumë nevojë për qetësi në çift. Financat kanë mbështetjen e yjeve për më shume sukses.
Binjaket
Asnjë planet nuk do mund të trondisë sektorin tuaj të dashurisë. Hëna do iu ndihmojë të shihni edhe një të ardhme të mire së bashku. Plutoni do t’ju favorizojë në aspektin financiar.
Gaforrja
Nëse keni kohë që keni krijuar lidhje, prisni ndryshime pozitive sot. Ju do të bëni biseda të qarta dhe pa debate. Në planin financiar duhet të tregoni kujdes, nëse do të shpenzoni.
Luani
Sot do ta bëni xheloz partnerin në mënyrë që të forconi lidhjen tuaj. Tregohuni më të kuptueshëm dhe flisni hapur me atë që doni. Ju do keni nevojë për një përmirësim të financave.
Virgjeresha
Ditë jo shumë e mirë për çiftet kjo e sotmja. Sa më kokëfortë të tregoheni ju aq më pak tolerime do bëjë edhe partneri. Bëni një organizim të buxhetit, pastaj shpenzoni.
Peshorja
Në vend që të filloni ndonjë aventurë dashurore, ju duhet t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah. Shumë shpejt pasioni do rindizet. Aspekti financiar është i mirë.
Akrepi
Në jetën e çifteve do të mbizotërojë qëndrueshmëria dhe mirëkuptimi. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën dhe të qëndroni sa më pranë partnerit. Tregohuni të matur me shpenzimet tuaja.
Shigjetari
Kjo ditë do jetë më e lehtë, si për ata që janë në çift dhe për beqarët. Papritur ekzistenca juaj do të ndryshojë. Në planin financiar mund të merreni me investime të ndryshme.
Bricjapi
Nuk do kuptoheni shumë mirë me partnerin. Kujdes sepse po vazhduat kështu do hasni shumë vështirësi në marrëdhënien që keni krijuar. Ju do të bëni një investim të rëndësishëm.
Ujori
Në jetën në çift mos rikujtoni zënkat dhe debatet e vjetra sepse do haseni me shumë probleme. Shikoni drejt së ardhmes. Në aspektin financiar duhet të ulni mjaft shpenzimet.
Peshqit
Për çiftet dita do jetë paksa delikate. Ju nuk do të keni dëshirë të bëni asgjë. Në planin financiar do merrni frytet e gjithë asaj çfarë keni bërë deri tani, prandaj shpenzoni.