HOROSKOPI/ Parashikimi i fatit për ditën e sotme, a do të jetë një ditë me fat për shenjën tuaj…?!

Loading...

DASHI

Duhet të tregoheni të durueshëm  e të kujdesshëm në marrëdhënien tuaj me partnerin. Në ambientin e punës problemet e mëdha do të “zhduken” e me hapa të vegjël do të gjeni të gjitha zgjidhjet.

DEMI

Do të jeni mjaft të matur në përballimin e situatave  falë besimit që keni edhe tek miqtë tuaj. Në aspektin afektiv nuk duhet të keni frikë nga asnjë pasojë për shkak të një gabimi tuaj. Një këshillë: keni më shumë besim në vetvete.

BINJAKET

Do të keni një rritje të të ardhurave tuaja financiare si pasojë e punës së kryer e kjo gjë do ju gëzojë . Në aspektin afektiv partneri do ju përfshijë në fantazitë e tij e do të mbeteni të mahnitur.

GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme ndikimet planetare ju këshillojnë të keni kujdes në investime dhe shpenzime të ndryshme.  Në ambientin e punës do të jetë një periudhë mjaft e favorshme për të përfunduar detyrat tuaja.

LUANI

Do ju duhet të rregulloni një situatë të sikletshme në ambientin tuaj familjar. Në ambientin e punës do të jeni të interesuar për të rejat, por nuk është momenti për të insistuar.

VIRGJERESHA

Gjatë ditës së sotme do të përpiqeni të mirëkuptoni dëshirat e partnerit duke e ndihmuar në çdo gjë. Në ambientin e punës  dikush  tek i cili kishit besim do të veprojë prapa krahëve tuaja. Kujdes!

PESHORJA

Sot do të keni një mundësi mjaft të mirë për të rifilluar një punë të lënë përgjysmë, por duhet të keni besim tek njerëzit që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të argëtoheni duke kaluar një mbrëmje me miqtë tuaj.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme ndikimet planetare do ju ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme, sidomos në vendin tuaj të punës. Në dashuri do të do të jeni plot iniciativa sot.

SHIGJETARI

Do të jeni mjaft aktivë e të vendosur për të përfunduar disa nga impenjimet tuaja në punë. Në aspektin afektiv do të keni mundësi të jetoni një ditë të ndryshme nga zakonisht.

BRICJAPI

Nuk do ti merrni shumë seriozisht impenjimet tuaja në ambientin e punës. Në aspektin afektiv partneri juaj do të ketë tendencën të polemizojë  disa nga sjelljet tuaja. Kujdes!

UJORI

Sot do të jeni entuziast për një lajm pozitiv që i përket aspektit tuaj financiar. Në aspektin afektiv do të kaloni një periudhë të qetë e të lumtur me miqtë e të njohurit tuaj.

PESHQIT

Nuk duhet të shqetësoheni  pasi gjithçka do të shkojë mirë e do të mund të shijoni frytet e sforcove tuaja. Në aspektin afektiv kini kujdes nga  gënjeshtrat.

Loading...