HOROSKOPI – E diela e parë e korrikut, mësoni se çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj…

Dashi

Xhelozia dhe posesiviteti ka rrezik t’iu prishë punë gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Herë pas here do ketë edhe debate të forta të cilat do ju mërzitin pa masë. Beqarët bëjnë mirë t’i marrin gjërat shtruar në mënyrë që të mos kenë probleme në të ardhmen. Financat duhet t’i keni kujdes në çdo moment sepse shpenzimet e tepërta mund të sjellin tronditje.


Demi

Jupiteri, planeti i lumturisë, do influencojë së tepërmi sot jetën tuaj sentimentale. Do kaloni çaste të mrekullueshme të cilat do ju çojnë në qiell të shtatë. Beqarët do jenë me më shumë fat se kurrë në dashuri dhe gjërat do fillojnë të marrin një tjetër drejtim. Financat do jenë shumë delikate. Shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar sepse situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Binjaket

Konfigurimi i yjeve do jetë harmonik gjatë kësaj dite dhe gjërat do ecin më mirë se më parë. Do ndiheni krenarë për partnerin dhe do e dashuroni me më shumë pasion atë. Beqarët duhet të tregohen më vigjilente dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hedhin hapa të pamenduara. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe vetëm për ta stabilizuar situatën.

Gaforrja

Do e lini shumë pas dore partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që ai të mërzitet tej mase. Ndryshoni sa me shpejt rutinën nëse nuk doni që ai të bjerë ne krahët e dikujt tjetër. Beqarët nuk do ndihen ende gati të ndryshojnë statusin dhe do vazhdojnë jetën si gjithmonë. Financat nuk do varen vetëm nga ju. Gjithsesi bëni aq sa keni mundësi për të ruajtur qëndrueshmërinë.

Luani

Rutina do ju krijojë shumë probleme gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje. Duhet patjetër të flisni me partnerin dhe të mendoni të provoni eksperienca të reja. Beqarët do kenë mundësi pa fund për takime dhe ka mundësi ta ndryshojnë njëherë e mirë statusin. Financat do jenë disi më të mira se kohët e fundit megjithatë sërish duhet pasur kujdes.

Virgjeresha

Ditë shumë impulsive kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin dhe do ndiheni keq. Beqarët do ndihen më shume se kurrë gati për ta filluar një lidhje serioze. Mundësitë do jenë të mrekullueshme. Financat do kenë përmirësime të vogla falë ndihmës që do iu japin disa familjare. Falënderojini dhe mendoni që t’ua shpërbleni një ditë.

Peshorja

Do ndiheni gati të filloni një lidhje serioze gjate kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe shumë gjera kane për të ndryshuar. Beqaret më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Gjithçka do marrë një tjetër pamje dhe një tjetër kuptim. Në planin financiar duhet ta hidhni çdo hap të mirëmenduar. Sot do jeni të detyruar të kryeni disa shpenzime të konsiderueshme, por të nevojshme.

Akrepi

Emocionet që do përjetoni sot në jetën tuaj në çift do jenë të njëpasnjëshme. Në krahët e partnerit tuaj do ndiheni si në parajsë. Beqarët që në orët e para të mëngjesit do kenë takime mbresëlënëse. E gjithë dita do ju ecë mbarë. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë gjithë përpjekjeve që keni bërë së fundmi. Do ndiheni krenarë dhe do kryeni ndonjë shpenzim më tepër.

Shigjetari

Nga njëra anë Jupiteri do e mbrojë jetën tuaj sentimentale, e nga ana tjetër Marsi do ju bëjë kokëfortë dhe aspak tolerantë. Do jeni të dyzuar dhe situata nuk do jetë aspak e qetë. Beqarët duhet të mendojnë për të nesërmen dhe jo të përfitojnë nga çdo mundësi për aventure. Gjendja financiare do jetë mjaft delikate. Nuk do kryeni dot as disa shpenzime të domosdoshme.

Bricjapi

Marrëdhënia në çift do jetë më harmonike dhe më e bukur se kurrë sot. Do qëndroni më shumë kohë së bashku dhe do flisni hapur për gjithçka. Beqarët nuk do kenë as kohën dhe as durimin e duhur për të dalë nepër takime. Financat do favorizohen gjithë kohës nga Plutoni. Gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë dhe aspak shqetësuese.

Ujori

Nëse jeni në një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjatë, nuk do prekeni aspak nga ndikimi negativ i hënës. Nëse nga ana tjetër marrëdhënia juaj në çift ka kohe që është delikate, sot situata do bëhet edhe më problematike. Beqarët do kenë të tjera synime në jetë dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e tyre të kaltër. Në planin financiar shtrëngojeni pak rripin e shpenzimeve.

Peshqit

Ka rrezik që situata në çift të jetë katastrofike gjatë kësaj ditë. Do debatoni për çdo gjë me partnerin tuaj sepse nuk do bini dakord për disa pika. Beqarët ka gjasë të hedhin hapat e para drejt një lidhjeje të qetë dhe afatgjatë. Financat do jenë shume të turbullta. Nuk është ende koha për të kryer çmenduri. Ruajeni veten që të mos bini në humnerë.

 ABCOM ║ VODAFONE