Dashi
Sot bëni mirë që të shmangni tensionet në dashuri. Po ashtu bëni mirë që të shtyni për një ditë tjetër debatet dhe sqarimet.
Demi
Kjo ditë do të jetë e favorshme në dashuri në sajë të ndikimit të Hënës, Marsit dhe Saturnit. Mundësi të mira do të ketë edhe sa i takon punës.
Binjakët
E enjtja do të jetë mjaft pozitive, edhe pse fundjava do të vijë duke u përmirësuar më tej. Edhe takimet do të jenë mjaft të favorshme.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite Dielli do të jetë në anën tuaj dhe do ju ndihmojë që të kaloni çdo vështirësi. Mund të ketë disa pasiguri në dashuri. Në punë, mund të keni mundësi të shumta.
Luani
Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm në dashuri, pas një periudhe të mbushur me pasiguri. Mundohuni që të mos debatoni për arsye pune.
Virgjëresha
Dashuria do të jetë mjaft e favorshme për ata që kanë kohë bashkë, ndërsa historitë e lindura prej pak kohësh, do të vihen në pikëpyetje.
Peshorja
Në dashuri do të ketë tensione, ndaj duhet bërë kujdes ndaj diskutimeve apo largësive fizike apo psikologjike. Mundohuni që të bëni sa më pak të mundeni. Edhe në punë, duhet shmangni polemikat.
Akrepi
E enjtja do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave, ku ekziston mundësia që emocionet dhe ndjesitë pozitive të rikthehen. Mundohuni që të bëni programe të reja.
Shigjetari
Në dashuri jeni në një fazë qëndrueshmërie, ku zhvillimet do të jenë fare të pakta. Në punë, bëni kujdes ndaj propozimeve të reja dhe vlerësoni çdo gjë, pasi mund të ketë zhvillime interesante.
Bricjapi
Bëni mirë që të ndryshoni diçka në jetën tuaj sentimentale, por mundohuni që të bëni këto ndryshime me kujdes. Në punë do të keni ide të qarta dhe do të çoni përpara projekte me leverdi.
Ujori
Ju pret një ditë pozitive dhe interesante për dashurinë, ku kontaktet janë mjaft të favorshme. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi do të ketë sërish probleme ekonomike.
Peshqit
Jeni në një fazë të mirë sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të Diellit. Në punë, dita do të jetë pozitive, por bëni mirë që të shikoni përreth.