DASHI
Hollësirat e një miku bëni mirë të mos ia transmetoni as partnerit tuaj. Gjithçka lëreni të rrjedhë e qetë, për të mos vënë në siklet asnjë person që ndodhet rreth jush.
DEMI
Mundohuni të përshtateni ndaj kërkesave që vijnë nga jashtë, edhe pse nuk do të jenë momentet më të favorshme. Vetëm kështu do të mund të keni mundësinë për të krijuar hapësirën tuaj.
BINJAKET
Nëse ka diçka në sjelljen e partnerit, që nuk ju ka bindur akoma, sot mund ta sqaroni dyshimin që keni. Në punë mos u angazhoni shumë me gjëra që nuk ju përkasin.
GAFORRJA
Besnikë ndaj cilësive tuaja do të gjeni mundësinë për të çuar përpara projektet që keni filluar. Pavarësisht lodhjes nuk do të tërhiqeni e sigurisht që në fund iniciativa juaj do të dalë fituese.
LUANI
Siguria juaj ju lejon që të jeni në qendër të shoqërisë. Do të ndjeheni plot energji, duke mos ngurruar të merrni më shumë përgjegjësi në punën tuaj.
VIRGJERESHA
Një telefonatë, një fotografi ose fjalët e ëmbla të një kënge të vjetër do t`ju sjellë ndërmend një person që e keni dashur shumë. Qëndroni në shoqërinë e familjes tuaj për të evituar vetminë.
PESHORJA
Venusi do ju ndihmojë të bindni të gjithë ata persona që janë treguar mosbesues ndaj aftësive tuaja. Një mbrëmje në shoqërinë miqve tuaj më të mirë do t’ju sjellë në humor.
AKREPI
Sforcohuni për të vështruar gjërat në një distancë më të madhe, sepse është shumë vështirë të rimendisionohen. Është e kotë të kërkoni të bindni ata që nuk duan t’ju dëgjojnë.
SHIGJETARI
Kuroni raportin tuaj afektiv, sepse në ditët e ardhshme rrezikoni të largoheni akoma më shumë, nga partneri. Në lojë do të dini të fitoni sepse dini të ndaloni në momentin e duhur.
BRICJAPI
Hëna, Mërkuri dhe Venusi ju bëjnë tërheqës dhe ju ndihmojnë të shprehni më mirë idetë dhe ndjenjat. Në mbrëmje, lirohuni nga pasiguritë dhe nga ndikimet. Dedikojuni personit që doni.
UJORI
Falë udhëtimit të Venusit do të jeni një vullkan i vërtetë idesh dhe iniciativash. Sot do të tërhiqni pas vetes dikë si me magnet, edhe pse nuk arrin t’ju kuptojë deri në fund.
PESHQIT
Mos shpenzoni kohë pas ëndrrave të parealizueshme. Pranë jush do të keni raste më konkrete e shumë të përshtatshme për t’u ndjerë të realizuar.