HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj, a do të jetë një ditë me fat sot?!

DASHI


Duhet të tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet tuaja. Yjet ju këshillojnë të evitoni shpenzimet e kota. Falë intuitës së shkëlqyer do të arrini të zgjidhni një problem.

DEMI

Gjatë ditës së sotme pas shumë betejave do të arrini të konkretizoni një ideal tuajin e kjo do ju sjellë në humor. Në ambientin e punës do të jeni mjaft të angazhuar sot. Në planin afektiv duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj nevojave të partnerit tuaj.

BINJAKET

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Për të mos prishur ekuilibrin tuaj intim yjet ju sugjerojnë të mos tregoheni të paduruar. Në ambientin e punës nuk do të keni vështirësi në zgjidhjen e disa paqartësive. Në planin afektiv, parashikohet një fazë e re me partnerin tuaj.

GAFORRJA

Puna do ju harxhojë mjaft energji, duke mbërritur shumë të lodhur në shtëpi. Edhe pse partneri do ju kërkojë të merrni pjesë në jetën familjare ,do të tërhiqeni për të pushuar.

LUANI

Nëse keni dyshime apo mëri mos i mbani përbrenda. Aktivë dhe optimistë mund të kaloni çdo vështirësi që do ju paraqitet. Do të dini të kaloni një çështje të komplikuar me partnerin tuaj.

VIRGJERESHA

Sot do të ndiheni pak çuditshëm. Do ju duket sikur nuk jeni fare këtu dhe e gjithë dita juaj do të jetë e organizuar shumë mirë. Shijojeni, pasi është vështirë që të përsëritet një dite si kjo.

PESHORJA

Diçka e vogël do ti hap rrugën diçkaje me peshë sot. Është momenti i përshtatshëm për të eksploruar diçka të re dhe të bukur për ju. Në aspektin afektiv tregohuni më të hapur me partnerin.

AKREPI

Duhet të kuptoni që është ndryshe të dini që ju keni të drejtë dhe ndryshe të ngulni këmbë që keni të drejtë. Energjia juaj është me kërkuese se zakonisht, sidomos për sa i përket fushës sentimentale.

SHIGJETARI

Do ta keni të vështirë të komunikoni atë që ndjeni e të kuptoni ndjenjat e atyre që ju rrethojnë. Sot do të jetë më mirë ti dedikoheni atyre gjërave që ju bëjnë të ndiheni në formë.

BRICJAPI

Dedikojini pak më shumë kohë dëshirave dhe interesave tuaja. Jo gjithmonë ata që ju rrethojnë do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë, kështu që bazohuni vetëm tek forcat tuaja.

UJORI

Në çdo çast të ditës është mirë të studioni terrenin në të cilin do të ndodheni përpara se të merrni vendime. Xhelozia do të shkaktojë një gjendje jo fort të këndshme në familjen tuaj, prandaj tregohuni të kujdesshëm në ato që do të thoni.

PESHQIT

Duhet të veproni në momentin e duhur pa hezituar në asnjë moment. Evitoni batutat me ata që do ju rrethojnë sepse jo të gjithë mund ta pranojnë sensin tuaj të humorit.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania