DASHI
Ambienti në çift do jetë mjaft i ngrohtë. Do qëndroni shumë pranë me partnerin dhe ai shpesh do iu kuptojë edhe pa thënë ju asnjë fjalë. Situata financiare do jetë e qëndrueshme dhe disa mund të kenë edhe përmirësime të lehta.
DEMI
Nëse nuk doni që lidhja juaj të marrë një kthesë të gabuar duhet të mos i fshihni asgjë partnerit. Në planin financiar vetëm një hua mund t’iu shpëtojë nga problemi ku jeni futur.
BINJAKET
Kjo ditë do jetë shumë e lumtur për të gjithë çiftet. Marrëdhënia juaj do të bazohet tek sinqeriteti dhe ndershmëria. Edhe pse situata materiale nuk do ketë probleme mirë është të qëndroni gjithë kohës vigjilente dhe të matur.
GAFORRJA
Duke pasur mbështetjen e Uranit, lidhja juaj do të përmirësohet ndjeshëm. Do i shprehni shumë spontanisht ato që ndieni dhe partnerit do i pëlqejë mjaft kjo gjë. Përfitoni sa më shumë dhe bëni shpenzimet që kishit për të bërë sepse situata financiare do jetë e shkëlqyer.
LUANI
Pritet që situata të përmirësohet sot për çiftet. Nëse keni pasur debate të mëdha, do e hidhni ju hapin e parë drejt pajtimit. Planetët do iu bëjnë më të matur me shpenzimet, por përsëri situata do vazhdojë të jetë delikate.
VIRGJERESHA
Edhe pse asnjë planet nuk do të favorizojë drejtpërdrejt sektorin e dashurisë në çift, dita do jetë e qetë dhe pa probleme. Do bëni çmos që ta përmirësoni situatën financiare edhe pse do ju duhet të shtrëngoheni me shpenzimet.
PESHORJA
Kjo ditë do jetë edhe më e thjeshtë për t’u jetuar në çift duke qenë se klima do jetë më e ngrohtë dhe partneri do iu mbajë më afër. Financat do të shtohen më tepër sesa mendonit dhe kjo do iu bëjë të ndiheni më mirë.
AKREPI
Jeta në çift do ketë mbështetjen e Jupiterit. Pjesa më e madhe prej jush do flasin për gjithçka me njëri-tjetrin dhe nuk do marrin vendime vet. Do përballeni me disa vështirësi financiare të cilat do i kaloni me vështirësi.
SHIGJETARI
Venusi do jetë i favorshëm për jetën sentimentale të çifteve. Marrëdhënia juaj do jetë më e qetë, më e lumtur dhe më sensuale. Një gjendje e amullt do të rrethojë sektorin financiar. Do e keni shumë të vështirë për të dalë nga kjo gjendje.
BRICJAPI
Dita e sotme do jetë mjaft pozitive dhe optimiste për të ardhmen e atyre që janë në një lidhje. Mos bëni investime financiare kur e dini se buxheti nuk është edhe aq i stabilizuar.
UJORI
Më të privilegjuar gjatë kësaj dite do jenë ata çifte që kanë të njëjtin profesion ose që punojnë në të njëjtin vend. Nëse ky nuk është rasti juaj do keni tendence t’i hidhni sytë diku tjetër. Tregohuni më kursimtarë dhe mos i harxhoni kot së koti paratë.
PESHQIT
Jeta në çift do të jetë më e animuar dhe më e bukur se një dite më parë. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë të hënë. Me mbështetjen e madhe të planetëve nuk do keni për çfarë të ankoheni në planin financiar.