ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme, e merkurë 29 maj 2019…

Dashi

Pritet që të gjithë çiftet të kalojnë sot një ditë të këndshme dhe të mbushur me gëzim. Me financat jo gjithçka do shkojë ashtu si duhet.

Demi

Kjo ditë do jetë mjaft e qetë për të dashuruarit. Jo vetëm që nuk do keni asnjë debat, por disa do i shtojnë edhe dozat e komunikimit. Nuk do i mendoni gjërat mirë në planin financiar sot dhe do bëni gabime të pafalshme.

Binjakët

Nëse jeni në një lidhje, përfitoni nga kjo ditë e bukur për ta shprehur gjithë dashurinë. Financat kanë nevojë për më shumë vëmendje.

Gaforrja

Kjo ditë do jetë e mbushur plot pasion për çiftet. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundni sepse periudha të tilla janë shumë të rralla. Merruni pak më seriozisht me financat sepse do jenë disi të dobëta.

Luani

Venusi do jetë në anën tuaj sot. Do komunikoni më shumë me njëri tjetrin dhe do shprehni pa dorashka çdo gjë që mendoni. Me financat do keni disa probleme të vogla.

Virgjëresha

Imagjinata nuk do iu mungojë në jetën tuaj në çift sot. Do mundoheni me çdo mënyrë ta përkëdhelni dhe t’ia plotësoni dëshirat partnerin. Sektori i financave do vazhdojë të jetë delikat.

Peshorja

Sot do keni shumë gjëra për të sqaruar me partnerin tuaj. Financat nuk do jenë problematike dhe ekuilibri nuk do kërcënohet aspak.

Akrepi

Do mendoni më shumë për punën gjatë kësaj dite. Merrni masa drakonike në planin financiar që të mos keni probleme më vonë.

Shigjetari

Nëse jeta në çift nuk iu jep kënaqësitë që ju dëshironi, duhet të bëni hapin e parë dhe të flisni me atë që keni në krah. Buxheti nuk do të rritet.

Bricjapi

Ambienti yjor do iu sjellë shumë të papritura. Jeta sentimentale do jetë për të gjithë e paqëndrueshme, e pasigurt dhe konfuze. Fati do jetë në anën tuaj për sa iu përket financave.

Ujori

Do shijoni momente të paharrueshme në praninë e partnerit tuaj sot. Ai do iu këshillojë do iu mbështesë dhe do iu japë ngrohtësinë e kërkuar! Nuk është momenti i duhur të luani me financat.

Peshqit

Lidhja me partnerin do bëhet edhe më e fortë gjatë kësaj dite. Financat do i menaxhoni me efikasitet dhe nuk do përballeni me asnjë të papritur të pakëndshme.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.