HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme, e merkurë 13 nëntor 2019

Dashi 

Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i keni në dispozicion. Nëntori do të jetë një muaj intensiv, në sajë të pranisë së Venusit në shenjën tuaj.

Demi

Më në fund do të jeni më të qetë dhe plotë me energji positive. Kujdes me paratë, pasi në këtë periudhë, parashikon shpenzime që nuk i kishit menduar,

Binjakët

Gjatë kësaj të mërkure, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Bëni kujdes me impulsivitetin. Për shkak të ndikimit të kundërt të Venusit, mund të largoni nga vetja një person të afërt, por bëni mirë që të mendoheni më parë.

Gaforrja

Dita do të nisë mirë, dhe kështu premton që të jetë edhe java tjetër. Do të keni motive dhe interesa që do ju shtyjnë përpara. Do të jeni të karikuar me energji, ndaj përfitoni për të vënë rregull në punë dhe në sferën sentimentale.

Luani

Emocionet e forta që do të lindin në këto ditë, mund të dhurojnë një dashuri të madhe. Yjet favorizojnë sferën sentimentale, ku do të investoni shumë.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë mjaft e bukur, në raport me jashtë. Bëni kujdes veç me tensionet në dashuri. Përgjithësisht do të jenë orë mjaft pozitive në raport me të tjerët.

Peshorja

E mërkura është ideale sa i takon kontakteve. Do të keni një sqarim me një person që ju ka lënduar. Kjo periudhë do të sjellë transformime të vazhdueshme si dhe një krijimtari të madhe.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje. Nëse vini nga një periudhë e mbushur me polemika, ndryshoni sjellje. Në dashuri do të ketë një hezitim të ndjeshëm, ndaj bëni mirë që të veproni.

Shigjetari

Parashikohen momente nervozizmi dhe tensione lidhur me një sjellje tejet kritike. Kujdes maksimal duhet në raport me të tjerët gjatë orëve në vijim.

Bricjapi

Ka shumë miqësi dhe mundësi për të shfrytëzuar. Mirëpo mos u mundoni që të reagoni ndaj çdo ngacmimi. Në dashuri, mund të ketë avantazhe, nëse nuk i jetopni situatat me ankth.

Ujori

Projektet profesionale nuk do të jenë në maksimumin e tyre, ndërkohë që dashuria është në rritje. Në familje do të ketë shumë mirëkuptim dhe do të keni një acarim të brendshëm, i cili duhet zgjidhur me durim.

Peshqit

Do të ndiheni mjaft me fat, për shkak të energjisë që do të ndjeni. Sa i takon ndjenjave, bëni mirë që të mos merrni vendime para fundit të muajit.