Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Argëtim

HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme, e hënë 18 mars 2018

ShkodraWeb 19 March, 2018
fatipërsot

Dashi

Ju mund të përjetoni marrëdhënie romantike me qetësi të plotë. Është një ditë e mirë për dashurinë, me Venusin në shenjë do të zgjidhësh çdo problem të vogël. Beqarët mund të kalojnë më shumë kohë me miqtë. Mundësi të mira vijnë tek ju gjatë kësaj dite në punë, është koha e përkryer për të filluar një projekt të ri.

Demi

Për të mos e komplikuar jetën, përpiquni të parashtroni prioritetet dhe të ndërmerrni veprime për t’i zgjidhur ato. Nëse kriza juaj në çift nuk është zgjidhur plotësisht sot ju mund të kërkoni sqarime. Për beqarët do ketë takime të reja dhe do të kalojnë një ditë të bukur. Yjet sot nuk ju japin zgjidhje për të rregulluar disa çështje të punës, prandaj bëni kujdes me vendimet.

Binjakët

Do ta hidhni veten në një histori me entuziazëm të madh, por ju e dini se mund të zgjasë edhe për një kohë të shkurtër. Megjithatë, ndonjëherë ajo që duket e brishtë mund të jetë shumë e fortë! Beqarët sot do të kuptojnë se një miqësi nuk është ajo që dukej. Të mbrojtur nga yjet, ju jeni në gjendje ideale të guxoni: është koha për të filluar projektin që keni kohë që e mendoni.

Gaforrja

Janë yjet ato që ju japin siguri dhe edhe nëse ju tregoni një nënshtrim të vogël, nuk keni pse të ndjeheni të shtypur. Në vend të kësaj, do jenë disa qëndrime nga ana e miqve ato që do t’ju shqetësojnë. Për beqarët sot do të jetë një ditë e rëndësishme, ka nga ata të cilin mund të nisin edhe një lidhje. Sot puna juaj do të jetë e organizuar me kolegët konkurrues, do bëni gjithçka për të mos humbur vendin e parë.

Luani

Dëshira për të përjetuar përvoja të reja dashurie do t’ju udhëheqë. Megjithatë, është e rëndësishme që të lejohet që gjërat të ndjekin rrugën e tyre pa i detyruar ato. Beqarët sot do të kenë një dëshirë të madhe për të rënë në dashuri dhe të përpiqen për t’i bërë përshtypje një personi. Aktiviteti juaj profesional përmirësohet dhe çdo gjë shkon pa probleme.

Virgjëresha

Yjet ju ngarkojnë sot me energji pozitive, ideale për t’ju dhënë atë që ju pëlqen pa shumë frikë. Gëzoni mirëkuptimin e të qënurit në çift, e meritoni. I nxitur nga trioni i bukur ajror i Hënës, beqarët mund të bëjnë takime interesante që do të lënë shenjën e tyre. Sfera profesionale është e gatshme t’ju japë shumë shpërblime. Është një periudhë intensive dhe mund ta konsideroni veten me fat.

Peshorja

Disa keqkuptime mund të shkaktojnë një atmosferë disi të tensionuar në çift dhe në familje. Toleranca dhe elasticiteti do t’ju ndihmojnë të dilni nga ajo. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje t’i kushtojnë vëmendje dikujt nga i cili/e cila ata janë të tërhequr. Disa probleme në punë do të shkaktojnë shqetësime. Kini kujdes që të mos e vendosni veten në një dritë të keqe, ju mund të lëkundni karrierën tuaj.

Akrepi

Shmangni konfliktet në familje dhe përpiquni të mos bini në kurthin e provokimeve. Megjithatë mos u shqetësoni, ka mundësi të shkëlqyera për të kompensuar kohën e humbur me partnerin/en tuaj. Beqarët do të kërkojnë këshilla për të zgjidhur një çështje të rëndësishme. Mjaft me konkurse. Ju nuk duhet gjithmonë të jeni i pari, veçanërisht pasi rivalitetet e caktuara ju bëjnë të humbni kohën dhe energjinë e çmuar.

Shigjetari

Ditë e gëzuar dhe e lumtur për shumë prej jush. Pozitiviteti juaj dhe humori i mirë do të jenë pika fillestare për të krijuar një bashkëpunim të thellë me të dashurin/ën tuaj. Beqarët janë ende në kërkim të dashurisë, por nuk do të heqin dorë as nga miqtë. Hëna në Ujor ju shpall një klimë bashkëpunimi, ju nuk mund të kërkoni ndonjë gjë më të mirë.

Bricjapi

Disa probleme në marrëdhënie, sidomos në ato familjare. Saturni në shenjën tuaj ju bën tepër të ngurtë dhe shumë të rreptë me gjysmën tuaj, duhet të jeni më fleksibël. Dëshira për të ikur dhe për të gjetur interesa të reja sot do të jetë shumë e fortë për beqarët. Biznesi dhe investimet do të jenë në plan të parë dhe do të jeni të suksesshëm.

Ujori

Qielli është pozitiv për ndjenjat edhe nëse do të ketë disa grindje me partnerin/en për disa gjëra të pakuptimta. Pavarësisht nga çdo gjë, në mbrëmje do të gjeni përsëri harmoninë. Beqarët sot do të shtyhen për të çuar përpara njohjen me një person, por ka pak perspektiva për të marrë një po! Ju mund të vendosni themelet për të konsoliduar të ardhmen tuaj profesionale.

Peshqit

Disa dyshime rreth partnerit/es ende ju shqetësojnë disi. Zhdukni çdo gjë natyrshëm dhe përjetoni çdo moment të lumtur në çift. Beqarët do të kenë takime të dobishme dhe do të kapërcejnë çdo ngjarje të papritur. Nuk ka mungesë të lajmeve të punës dhe do të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, e hënë 19 mars 2018
Artikull pas: Mes akuzave për parregullsi dhe manipulime, Putin merr mandatin e katërt si president i Rusisë

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025…

ShkodraWeb 9 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025…

ShkodraWeb 8 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 7 nëntor 2025…

ShkodraWeb 7 November, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.