HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 19 shkurt 2022…

Dashi: Sot Hëna është e kundërt dhe kjo mund të gjenerojë bezdi dhe lodhje. Tregohuni të kujdesshëm në punë nga pikëpamja ekonomike, sidomos nëse kohët e fundit ka pasur disa vështirësi, mos bëni hapin më të gjatë.

Demi: Këtë fundjavë mund të keni një takim të mrekullueshëm dashurie, mos e nënvlerësoni. Në punë mund të rifilloni një projekt, por Mërkuri është në kundërshtim dhe paralajmëron për çështjet e parave të paktën deri më 10 mars.


Binjakët: Dashuria premton momente të mira këtë fundjavë: qëndroni pranë njerëzve që ju pëlqejnë. Është koha e duhur për të bërë zgjedhje për të ardhmen, ndaj kultivoni kontaktet dhe biznesin.

Gaforrja: Kini kujdes në dashuri, matni fjalët tuaja për të shmangur mospërputhjet. Në punë mos i nënvlerësoni propozimet që ftojnë ndryshim.

Luani: Kujdes nga mërzia në dashuri, historitë që kanë lindur prej pak kohësh mund të vihen në provë nga rutina. Njohuri të mira në punë, por ndoshta duhet të heqësh qafe një barrë që e ke prej kohësh.

Virgjëresha: Nëse keni pasur shumë probleme me partnerin tuaj, kjo është një kohë e mirë për të provuar dhe zgjidhur. Në punë duhet të mendoni për ndryshime pozitive, diçka mund të vijë edhe këtë javë.

Peshorja: Sot qartësia do të jetë tregues në të gjitha marrëdhëniet. Nëse diçka nuk ju pëlqen, është e kotë të vazhdoni. Nëse keni pasur ndonjë problem në punë, mund t’i zgjidhni së shpejti.

Akrepi: Fundjava është intriguese në dashuri, veçanërisht për ata që janë në një lidhje prej kohësh. Sa i takon punës, në 22 pritet të merrni përgjigje të mira.

Shigjetari: Fundjava do të rezervojë gjëra të bukura sa i takon dashurisë. Në punë kjo është koha e duhur për të mbyllur atë që nuk ju intereson më ose për të marrë një pauzë për reflektim.

Bricjapi: Nëse keni pak kohë që jeni vetëm, mund të takoni një dashuri të re. Në punë, ndoshta është e udhës të lini mënjanë ëndrrat tuaja, në përgjithësi jeni njerëz realistë, por sot jeni pak melankolikë.

Ujori: Më në fund lirohen ato emocione, që në dashuri, ju kanë lënë nën presion për një kohë të gjatë. Situata në punë është shumë e mirë për të vetëpunësuarit, veçanërisht nëse prej një muaji po përpiqeni të realizoni projekte.

Peshqit: Në dashuri duhet të përpiqeni të shmangni përplasjet dhe të relaksoheni. Deri të martën do të keni mundësi të shihni një person të dashur. Në punë pritet të vijë diçka më e mirë se ajo që keni pasur deri tani./noa.al