HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 27 maj 2022…

Dashi:

Një ditë plot dashuri, kjo e premte 27, shfrytëzojeni mirë. Puna është larg nga pritshmëritë tuaja aktuale.


Demi:

Në mëngjes jeni paksa te tensionuar, do të rikuperoheni pasdite. Puna vazhdon e qetë, pa shumë probleme.

Binjakët:

Pasioni po rikthehet ngadalë në lidhjen tuaj, pas një rënieje të zgjatur, vera po ndihet. Kolegët tuaj në punë ju vlerësojnë dhe ju e dini këtë.

Gaforrja:

Kujdesuni për partnerin tuaj këtë fundjavë. Jupiteri ju buzëqesh dhe puna mund të rezervojë disa surpriza të mëdha javën e ardhshme.

Luani:

Shumë mendime ju mbushin kokën, pastroni mendjen tuaj. Puna është e vështirë këtë javë, pushoni.

Virgjëresha:

Ndjenjat janë gjithmonë të drejta, besoni tek ajo që ndjeni. Kjo vlen edhe për punën.

Peshorja:

Ka diçka që si krimbi i drurit po ju gërryen mendjen, përpiquni ta sqaroni. Për punëtorët e vetëpunësuar, një periudhë e ndërlikuar fillon para verës.

Akrepi:

Lërini mënjanë projektet tuaja për atë se si duhet të jetë partneri ideal dhe përpiquni të jetoni të tashmen. Pak tension në punë, duhet të ruani qetësinë.

Shigjetari:

Pasdite mund të keni takime interesante. Mundësi të reja janë gjithashtu në horizont në sferën e punës.

Bricjapi:

Yjet nuk ju buzëqeshin plotësisht, por mos u dorëzoni. Puna dhe shqetësimet që keni do të vijnë duke u përmirësuar duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Ujori:

Duhet të qëndroni të qetë dhe të mbani mend ata që ju duan vërtet. Puna ka filluar të japë kënaqësi.

Peshqit:

Harrojini për pak ëndrrat tuaja, përkushtohuni në realitetin që keni. Puna po ju merr shumë kohë, por edhe po ju jep, kjo është një shenjë pozitive.