
Dashi
Gjërat që nuk do ju pëlqejnë gjatë kësaj dite do keni tendencë t’i shtyni ose t’i lini pas dore. Ky në fakt do jetë një gabim që mund të sjelle edhe konflikte. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje për të ulur tensionin gjatë kësaj dite. Partner do jetë më i gatshëm të bashkëpunojë, por edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj.
Demi
Mërkuri do ju bëjë më të dashur sot dhe do i shprehni më tepër pëlqimet. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni jashtëzakonisht mirë. Partneri do jetë si xhindi i llambës së Aladinit dhe do ju plotësojë çdo dëshirë që do i shprehni. Nëse jeni beqarë mund të takoni personin e duhur me të cilin do kaloni gjithë jetën.
Binjakët
Ditë e qetë, pa ndonjë surprizë dhe pa gjëra të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja. Mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme ju të dashuruarit dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni.
Gaforrja
Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që zemra të flasë dhe mendja të heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve nëse doni të mos bëni gabime.
Luani
Me durim e qetësi mund të arrini çdo gjë gjatë kësaj dite. Duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta juaj në çift, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni si duhet me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen sot do jenë fantastike.
Virgjëresha
Dita e sotme do jetë më pozitive dhe ju do jeni shumë më realiste e te logjikshëm për çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, prezenca e Venusit në qiellin e dashurisë do e bëjë jetën tuaj në çift edhe më harmonike, më të qetë dhe më të sigurt sot. Edhe për ju beqarët planetët premtojnë takime shumë të veçanta që mund ta ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës.
Peshorja
Sot Plutoni do nxitë shpirtin e iniciativës dhe dëshirën për të zbuluar gjëra të reja. Do luftoni fort për gjithçka dhe ne fund do ja dilni. Ju të dashuruarit do jetoni në një ambient tej mase të ngrohtë dhe të mbushur me emocione. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do arrini t’i sqaroni që në orët e para të mëngjesit.
Akrepi
Sot do kërkoni ekuilibrin në çdo fushë dhe falë Diellit do e gjeni. Nuk do jeni më pasivë si më parë. Nëse keni një lidhje do i çoni mesazhe të ngrohta partnerit dhe do merrni prej tij një propozim impresionues. Pasditja dhe mbrëmja e vonë do jenë momentet më të begata. Për ju beqarët do hapen portat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje.
Shigjetari
Ditë shume entuziaste dhe plot të papritura të këndshme në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, sot do njihni emocionet e vërteta që mund të falë dashuria. Pranë partnerit do ndiheni të përmbushur dhe zemra do ju rrahë fort në çdo moment. Nëse jeni beqarë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të gjetur dashurinë dhe keni për ta gjetur vërtet atë sot.
Bricjapi
Ditë negative do jetë kjo e sotmja. Keqkuptimet do jenë të shumta në çdo fushë. Për ju do që jeni në një lidhje do ketë trazira të shumta. Me partnerin do keni debate të vazhdueshme dhe asnjëri nuk do tolerojë. Situata në disa momente do jetë vërtet alarmante. Ju beqarët me shumë gjasë do mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni të dilni me askënd që do iu ftojë.
Ujori
Dielli do e ngrohë dhe do e ndriçojë jetën tuaj sot. Shumë pengesa kanë për t’u zhdukur si me magji. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Ju beqarët do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje.
Peshqit
Nëse i lini gjërat pas dore, mos prisni mrekulli nga planetët sot. Mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj nëse keni një lidhje. Vetëm kështu çdo çast do bëhet edhe më fantastik. Nëse jeni beqarë ka mundësi të ndihmoheni nga Merkuri dhe ta gjeni personin më të përshtatshëm. Shumë gjera do jenë ndryshe për ju.