
Dashi
Ditë e favorshme për dashurinë në çift kjo e sotmja. Do përkujdeseni jashtë mase për personin që keni në krah dhe do jeni më të kuptueshëm me të. Beqarët do kenë jashtëzakonisht shumë teka dhe nuk do mund të krijojnë një lidhje të qëndrueshme
Demi
Jeta juaj ne çift do jetë mjaft e trazuar gjatë kësaj dite. Do dëshironi t’i bëni gjërat sipas mendjes suaj dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Beqarët do kenë shumë vështirësi për të krijuar një lidhje serioze sepse personat që do takoni do duan vetëm aventura kalimtare.
Binjakët
Vështirësi të mëdha nuk do ketë gjatë kësaj dite, por gjithsesi jeta në çift nuk do jetë aq pasionante sa ju dëshironi. Mundohuni të paktën të ruani një klimë të qetë sepse më pas situata mund të përmirësohet më tepër.
Gaforrja
Vazhdimësia e jetës suaj në çift sot do varet nga mënyra se si ju do silleni dhe sa do e respektoni atë që keni në krah. Beqarët nuk duhet të dalin jashtë realitetit sepse do lëndohen pa masë dhe sërish nuk do krijojnë dot lidhjen që kanë ëndërruar.
Luani
Mos provokoni xhelozinë sot tek ai që keni në krah, sepse do keni debate të forta dhe do e prishni atmosferën e ngrohtë e cila ishte krijuar. Beqarët as sot nuk do kenë mundësi të krijojnë një lidhje serioze.
Virgjëresha
Ambienti në çift do jetë shumë i vështirë gjatë kësaj dite. Nuk do arrini dot të ruani një komunikim të ngrohtë me partnerin, por në çdo moment do debatoni. Beqarët do ia shprehin pëlqimin apo ndjenjat një personi dhe ai do ua kthejë me të njëjtën mënyrë.
Peshorja
Nuk do e toleroni për asnjë moment sot atë që keni në krah dhe kjo do e turbullojë situatën. Në fund të ditës do pendoheni për gabimet që keni bërë. Beqarët do jenë të pasqaruar për atë që duan dhe kjo do i pengojë të dalin edhe nëpër takime.
Akrepi
Dielli do e bëjë edhe më të bukur sot jetën tuaj në çift. Do keni një komunikim më të mirë me partnerin dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Për beqarët do jetë një ditë më me fat se kurrë.
Shigjetari
Marrëdhënia në çift do jetë disi më e stabilizuar sot. Nëse keni çështje të pazgjidhura, flisni hapur me partnerin. Beqarët do joshin persona të papërshtatshëm me të cilët nuk mund të krijojnë një lidhje ashtu si ata e kishin menduar.
Bricjapi
Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë ditës e qëndrueshme. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për të ardhmen. Beqarët nuk do jenë në humor për të dalë nëpër takime dhe do mbeten sërish të vetmuar
Ujori
Falë bekimit të yjeve, jeta juaj në çift do jetë mjaft harmonike gjatë kësaj dite. Do kuptoheni me shikime dhe me gjeste me partnerin, prandaj nuk do jetë nevoja për fjalë të shumta.
Peshqit
Jeta juaj në çift do vazhdojë të mbetet e mirë edhe gjatë kësaj dite. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje apo probleme me partnerin tuaj. Beqarët do ndihmohen nga Mërkuri dhe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak.