Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 nëntor 2023…

ShkodraWeb 13 November, 2023
horoskopi 2023

DASHI

Do i keni mendimet shumë të turbullta gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të guxoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje vërtet do ju mungojë pasioni dhe emocionet e forta, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia me partnerin do jetë problematike. Kujdes vetëm mos bëni kritika që mund ta lëndojnë thellë atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni akoma më mirë pranë dikujt që keni pak kohë që e keni njohur dhe do filloni të mendoni për t’i çuar gjërat ma tej. Në punë do dini ta menaxhoni situatën në favorin tuaj dhe kjo gjë do ju kënaqë akoma më shumë. Edhe financat do jetë të mira.

DEMI

Sot do ju gjeni përgjigje të gjitha pyetjeve që keni në mendje dhe do ndiheni më të qetë pas mesdite. Ju të dashuruarit nuk duhet ta shihni më lidhjen tuaj si burg, por duhet të shihni anët pozitive. Duke u treguar mosbesues dhe të largët vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do keni një ditë shumë monotone dhe pa asgjë të veçantë. Në punë do bëni edhe më shumë përpjekje gjatë kësaj dite dhe më në fund do arrini t’i vini gjërat në vijë. Edhe marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar mos bëni asnjë hap pa u këshilluar me të afërmit.

BINJAKËT

Dita e sotme ka për të qenë më e bukur dhe do krijoni marrëdhënie harmonike me të gjithë. Nëse keni një lidhje do jeni ju që do e drejtoni partnerin gjatë kësaj dite dhe do krijoni një klimë përherë të ngrohtë. Mbrëmja do jetë akoma më e bukur dhe më romantike. Ju beqarët do merrni ftesa, por duke qenë se nuk do ju pëlqejnë disa gjeste të atyre personave do stepeni të hidhni hapa. Në punë do keni më shumë vullnet për të ecur përpara dhe mund të rrini edhe jashtë orarit vetëm për t’ia dalë. Financat duhet t’i mbani sa më të kufizuara sepse përndryshe do vuani gjatë.

GAFORRJA

Humori juaj do jetë i ndryshueshëm nga minuta në minutë sot. Edhe pse do mundoheni nuk do arrini dot te ndiqni një linjë. Nëse keni një lidhje mos u mundoni të tërhiqni pas hunde partnerin sepse gjërat mes jush do acarohen edhe më shumë. Mundohuni të flisni qetësisht me të dhe të gjeni gjuhën e përbashkët për gjithçka. Ju beqarët do jeni më të motivuar dhe do flirtoni me disa persona. Në punë do e keni të vështirë ta lëshoni veten plotësisht dhe të bëni çdo përpjekje për t’ia dalë. Duke u stepur ju disa kolegë do përfitojnë dhe mund t’iu zënë edhe vendin. Financat nuk do jenë as të këqija, por as të jashtëzakonshme.

LUANI

Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër të ndryshoni sjellje sa më parë. Nëse jeni të dashuruar, filloni të tregoheni pak më autoritarë me atë që keni në krah dhe keni për ta parë që edhe atij do i pëlqeni me tepër. Pasdite programoni edhe ndonjë shëtitje diku për të qëndruar vetëm për vetëm me atë që doni. Ju beqarët duhet të dini si ta joshni personin që pëlqeni sepse po gabuat do e largoni edhe më shumë nga vetja. Në punë do ju duhet të merrni disa masa strikte. Këshillave të kolegëve mos ua vini shumë veshin, por eprorëve patjetër. Buxheti do përmirësohet për surprizën tuaj më të madhe.

VIRGJËRESHA

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.

PESHORJA

Mërkuri do iu japë ide fantastike sot si ta bëni ditën më të bukur dhe si të arrini akoma më lart. Do jeni më inteligjentë dhe të pandalshëm. Nëse keni një lidhje do mundoheni pafund për ta bërë partnerin të ndihet i bekuar që ju ka. Do përdorni fjalët dhe gjestet që atmosfera të jetë shpërthyese. Ju beqarët do shkon në vende të veçanta sot dhe atje do njiheni me personat që keni ëndërruar përherë. Sipas Horoskopit vip, në punë duhet t’i pranoni propozimet që do ju bëhen edh sikur të mos ndiheni plotësisht të sigurt. Ju keni aftësi që as vetë nuk i dalloni dot. Me shpenzimet tregohuni realistë dhe keni për ta parë që gjendja do mbetet e mirë.

AKREPI

Sot do jeni më bindës dhe më të vëmendshëm. Rrezet e diellit do fillojnë të futen paska në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do adhuroni të rrëzoni disa kode dhe zakone të partnerit, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Për fat ai do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua prishë për asgjë. Ju beqarët do takoni persona tërësisht të ndryshëm nga vetja, por me ta mund të fillojnë së shpejti lidhje vërtet të bukura. Në punë nuk do ju mungojnë aspak idetë, por thjesht do ju duhet pak më shume guxim. Pranojeni mbështetjen e kolegëve ose familjarëve. Financat do jenë mjaft interesante.

SHIGJETARI

Sot do jeni shume të logjikshëm dhe do dini si të veproni në çdo lloj situate. Nëse keni një lidhje do ju duhet thjesht të kaloni pak më tepër kohë me partnerin sepse kur të jeni të dy pranë e pranë do jetë zemra ajo që do ju drejtojë. Ju beqarët do dini si të flirtoni dhe kur t’i thoni diçka një personi. Ka mundësi që pasdite të ndodhë edhe diçka e bukur. Në punë planetët do ju sjellin fat dhe qartësi në mendime. Jo vetëm që nuk do gaboni, por do keni arritje edhe më të mëdha nga sa e kishit parashikuar. Paratë do jenë më të kënaqshme.

BRICJAPI

Sot do keni ë shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim. Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.

UJORI

Merrini gjërat me optimizëm gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që gjithçka do ju ecë mirë. Po menduat keq sigurisht që asgjë të mirë nuk do keni. Nëse jeni në një lidhje bëni diçka të veçantë dhe luftoheni sa të mundeni monotoninë. Sido që të jetë marrëdhënia juaj me partnerin, diçka ndryshe nga e zakonshme do ju shtojë entuziazmin. Ju beqarët do jeni më të paguximshëm dhe nuk do arrini dot t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Në punë do lodheni goxha, por duhet gjithmonë të mendoni se kjo lodhje do sjellë përfitimet më të mëdha nesër. Vetëm kështu gjërat do ecin me lehtësisht. Për financat nuk do ketë asnjë ndryshim.

PESHQIT

Dite e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në disa momente do jeni me humor dhe gati për të bërë çdo gjë që u kënaq e herë do mbylleni ne vetvete dhe nuk do hapeni me të tjerët. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë konflikte të herëpashershme. Bëni kujdes sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Ju beqarët nuk do jeni ende plotësisht të bindur për të kërkuar dashurinë e madhe dhe nuk do lëvizni nga vendi. Në punë do jeni gjithë kohës në ankth sepse nuk do arrini dot t’i menaxhoni si duhet detyrat që iu janë dhënë. Financat do mbeten ende delikate.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Kosova fitore zemre në ndeshjen e prapambetur pë “Euro 2024”, mund Izraelin por sërish është pas…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë. 13 nëntor 2023…

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.