HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e ejte 24 shkurt 2022…

Dashi: Falë ndikimit të Hënës, sot do të keni ide të qarta në kokë. Edhe në punë do të përfitoni sepse do të dyfishohet edhe kreativiteti juaj në zgjidhjen e problemeve.

Demi: Nëse ka pasur ndonjë krizë në çift, në këto ditë do të keni kohë për t’u rikuperuar. Në punë rruga është plot me mundësi, por mos u nxitoni për të marrë një vendim.


Binjakët: Edhe sot do ta keni Hënën në kundërshtim pasi dita mund t’ju lodhë shumë. Në punë do të jeni shumë më mirë se ditët e tjera.

Gaforrja: Kjo është një ditë e mirë, me ndjesi dhe emocione të reja, shfrytëzojeni sa më shumë. Pavarësisht ndjenjës së mirë, bëni kujdes të mos rrezikoni një kërkesë në punë.

Luani: Nga sot dhe nesër do të keni një Hënë të favorshme dhe do të jeni në gjendje të rikuperoni disa cështje që i keni lënë pas. Në punë do jetë një ditë më pak e turbullt se ditët e kaluara.

Virgjëresha:  Hëna nuk është aspak e favorshme në këtë periudhë, ndaj kushtojini vëmendje tensioneve në çift. Ata që kanë qenë të fokusuar në punë, do të shohin ngadalë që do të rrethoheni sërish nga gjërat e mira.

Peshorja: Nëse keni pasur debate në cift, situata do të përmirësoni por përpiquni të mbani larg historitë e vjetra. Në punë, përfitoni nga kjo kohë për të bërë gjëra të reja ose për të eksperimentuar me qasje të tjera.

Akrepi: Fundi i këtij muaji duket emocionues për ju, sidomos nëse po prisni një takim të ri. Ata që merren me punë krijuese, mund të kenë dicka shtesë.

Shigjetari: Kjo është një situatë e favorshme për juve sepse Hëna është në shenjën tuaj. Edhe në punë bëhuni gati që të vijnë lajme të mira.

Bricjapi: Sot tregohuni të qartë me partnerin, është koha e duhur për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve. Edhe një detyrë pune e lindur së fundmi mund të jetë e duhura për ju.

Ujori: Sot është dita për të folur për ndjenjat, por bëni kujdes nga persona që i përkasin shenjës së Akrepit dhe Demit.

Peshqit: Ndikimi i Hënës mund të krijojë shqetësime të ndryshme në orët e ardhshme. Mundohuni të shmangni konfliktet në punë, shtyni zgjedhjet tuaja për më vonë.