Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 25 janar 2026…

ShkodraWeb 25 January, 2026
horoskopi 2025

Dashi

Ka rrezik që dita e sotme të jetë mjaft e trazuar për ata që janë në një lidhje. Nuk do ndiheni shumë mirë pranë partnerit dhe do mendoni të qëndroni të veçuar. Beqarët duhet të tregohen më të duruar nëse duan të gjejnë personin më të përshtatshëm. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe, edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Nuk është ende momenti.

Demi

Ndikimi i yjeve nuk do jetë aspak pozitiv  për jetën sentimentale të çifteve. Do ketë mosmarrëveshje dhe debate pa fund. Beqarët do kenë mundësi të shumta për të njohur persona të veçantë, prandaj do jetë më e lehtë për ta të bëjnë një zgjedhje. Në planin financiar do jeni më shumë me fat. Gjendja do jetë goxha e mirë.

Binjakët

Do jeni bashkëpunues dhe mjaft të përkujdesur gjatë kësaj dite për atë që keni në krah. Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Beqarët duhet të tregohen të hapur në mënyrë që të takojnë sa më shumë persona, përndryshe do mbeten sërish vetëm. Në planin financiar do ju duhet ndihma dhe këshilla e miqve në mënyrë që gjendja të mos ketë tronditje.

Gaforrja

Tensioni që kishte kohë që mbizotëronte në jetën tuaj në çift, do fillojë të ulet. Do flisni më qetësisht dhe më lirshëm me atë që keni në krah. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë rrënjësisht jetën. Në planin financiar do keni më shumë fat se kurrë më parë. Do shpenzoni aq sa ju duhen dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

Luani

Do ndiheni më të lirë se kurrë ju që jeni në një lidhje dhe do bëni atë që ju thotë zemra. Çdo çast do jetë emocionues dhe i mrekullueshëm. Beqarët do kenë veçse mundësi për takime kalimtare dhe pa asnjë të ardhme. Që financat të jenë të mira, duhet të shpenzoni me kujdes dhe largpamësi. Mos mendoni vetëm për momentin, sepse nesër nuk do dini nga t’ia mbani.

Virgjëresha

Do ngrini shumë pikëpyetje gjatë kësaj dite mbi jetën tuaj në çift. Kohët e fundit shumë sjellje të partnerit nuk ju kanë pëlqyer dhe do e kritikoni atë. Beqarët do jenë më shumë me fat dhe do arrijnë ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga disa kohë më parë, por jo në atë gjendje sa për të kryer investime të tejskajshme.

Peshorja

Jupiteri do jetë planeti që do e favorizojë jetën sentimentale të çifteve. Gjithçka do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe personit që keni në krah. Mos ua vini aspak veshin atyre që do ju thonë ata që ju rrethojnë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar duhet të mateni disa herë para se të kryeni shpenzime.

Akrepi

Do e kuptoni partnerin tuaj dhe do e mbështesni atë për çfarëdo që të jetë. Ndonjëherë nuk janë vetëm çastet intime ato që e zbukurojnë ditën dhe ju bëjnë të ndiheni mirë. Beqarët nuk duhet ta humbin shpresën deri në momentin e fundit. Buxheti do ekuilibrohet falë maturisë dhe përkujdesit që ju do tregoni. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për t’u pasuruar shpejt.

Shigjetari

Do ndiheni mjaft mirë pranë personit që dashuroni dhe nuk do mendoni aspak për dikë tjetër. Bëni vetëm pak më tepër kujdes me xhelozinë. Beqarët mund të fillojnë një lidhje me një person të cilin më parë e kanë tallur dhe janë zënë ashpër. Financiarisht do jeni të favorizuar. Nëse silleni në këtë mënyrë, shumë shpejt do pasuroheni.

Bricjapi

Jeta juaj në çift do jetë goxha e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Nuk do keni asnjë arsye për çfarë të debatoni me të. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për të filluar një lidhje dhe do qëndrojnë sërish vetëm. Financat do i menaxhoni si duhet dhe gjendja do jetë më e stabilizuar nga sa e kishit menduar. Do mund të hiqni disa para mënjanë.

Ujori

Edhe pse në një lidhje, do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. E mira është të flisni hapur me partnerin nëse doni të sqaroni çdo keqkuptim. Beqarët nuk do mund ta krijojnë dot lidhjen që kanë ëndërruar, por kjo nuk do të thotë që do e vuajnë vetminë. Në planin financiar mos harroni të kujdeseni për çdo detaj, në mënyrë që edhe e ardhmja të jetë e siguruar.

Peshqit

Mbyllini sytë sot dhe lëreni veten të lirë. Partneri do ju bëjë të ndiheni si në ëndërr, kështu që mund të keni besim të plotë tek ai. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për të gjetur dashurinë dhe do qëndrojnë me të njëjtin status që kanë. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë, në mënyrë që situata të mos bëhet delikate. Shtrijini këmbët sa keni jorganin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 25 janar 2026…
Artikull pasardhës: “Ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon”, Rama komenton protestën e opozitës

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.