ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Holanda “vulos” fatin e negociatave për Shqipërinë, ministri i jashtëm i këtij vendi njofton vendimin…

Ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se qeveria holandeze konsideron se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë.

Këtë deklaratë ai ka bërë në komisionin parlamentar për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, i pyetur nga deputetë, nëse duheshin hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë ose jo.

Blok nuk e ka shtjelluar përgjigjen e tij, duke lenë të paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në 15 tetor apo samitin e liderëve evropianë në 18 tetor.

Por ai ka bërë të kuptohet se qëndrimi i qeverisë holandeze mbetet i pandryshuar. Qeveria holandeze ka konfirmuar kështu mbajtjen në fuqi të mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.