Holanda shpartallon Gjermaninë me tre gola, vazhdojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve (rezultatet)

U luajtën sot 9 takimet e vlefshme për Ligën e Kombëve. Padyshim e gjithë vëmendja ishte te kryendeshja e Ligës A mes Holandes dhe Gjermanisë. “Tulipanët” arritën të triumfonin me rezultatin 3-0 ndaj “panzerave” që nuk e kanë provuar ende shijen e fitores në këtë kompeticion të ri.

Golat e Van Dijk, Depaj dhe Vijnaldum, çuan peshë zemrat e tifozëve të pranishëm në “Johan Krujf Arena” të Amsterdamit. Me fitoren e sotme, skuadra e Kuman, e sheh veten në kuotën e 3 pikëve, 1 më pak se kryesuesit e Francës, ndërkohë që Gjermania mbyll grupin me 1 pikë. Holanda vandajkNë sfidat e tjera, nuk munguan surprizat, teksa Gjibraltar arriti fitoren historike në transfertë ndaj Armenti. Ky triumf ishte i pari për këtë kombëtare në një ndeshje jashtë fushe. Për sa i përket Maqedonisë, skuadra e Angelovskit, ka bërë detyrën duke fituar me rezultatin 4-1 përballë Lihtenshtejnit. Më poshtë mund të ndiqni të gjitha rezultatet e ditës së sotme: vinajdum

REZULTATET:

Holandë-Gjermani 3-0

Van Dijk 30′, Depaj 87′, Vijnaldum 90+3′

Irlandë-Danimarkë 0-0

Bullgari-Qipro 2-1

Despodov 59′, Nedelev 68′ / Kastanos 41′

Maqedoni-Lihtenshtein 4-1

Trajkovski 10′, 30′, Pandev 36′, Alioski 67′ / Yildiz 37′

Norvegji-Slloveni 1-0

Selnaes 45+5′

Armeni-Gjibraltar 0-1

Çipolina 50′

Gjeorgji-Andorrë 3-0

Vako 33′ , 84′

Letoni-Kazakistan 1-1

Karasauskas 40′ / Zainutdin

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

Emina tregon sesi u njoh me miliarderin izraelit: Mendoi se isha greke, më tha “të vjen era djathë”…

Modelja...

Goditi me sopatë burrin, dënohet me 14 vjet gruaja…”nuk doja ta vrisja, por ai…”

Bëhet...

KLP akoma larg konstituimit, Arta Marku hap edhe një herë konkurrimin sepse “rrjeta e vetting- ut” ka kapur…

Ne...

Close