U luajtën mbrëmjen e sotme, disa prej ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku vëmendja ishte tek krye ndeshja mes Holandës dhe Francës. “Tulipanët” fituan me shifrat 2-0, me gol të Uajnaldum në minutën e 44-të, pas një gafe në mbrojtjen franceze, dhe falë një penalltie në sekondat e fundit të takimit, shndërruar në gol nga Depai.
Kampionët e Botës u dukën të pafuqishëm, dhe u dominuan në të gjithë ndeshjen nga ekipi i Kuman, dhe vetëm portieri Loris ruajti portën, për të mos pësuar më shumë.
Me këtë fitore, Holanda ndjek e dyta Francën, me 6 pikë, ndërsa Franca mbetet e para me 7 pikë. Gjermania vetëm me 1 pikë, pas këtij rezultati, bie automatikisht në Ligën B.
Në Ligën B, Danimarka mundi Uellsin, kundërshtarin e Shqipërisë në miqësore ditën e martë, me shifrat 1-2. Jorgensen dhe Breithuait shënuan për danezët, ndërsa vetëm realizimi i Garet Bejl në minutën e 90-të nuk mjaftoi.
Enis Bardhi ishte protagonist në fitoren 0-2 të Maqedonisë, me një gol fantastik nga goditja e dënimit. Më poshtë, rezultatet e plota.