HISTORIKE – Për herë të parë një grua presidente e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou zgjidhet në raundin e parë

Me 261 vota, Katerina Sakellaropoulou u zgjodh nga Parlamenti Grek në postin e Presidentes së Republikës Greke.


Sakellaropoulou, e nominuar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, është gruaja e parë Presidente Greke dhe e para që pranohet nga tre parti parlamentare, nderkohe qe eshte kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maj 2018.

Në fakt, ajo u zgjodh në raundin e parë me shumë më tepër sesa shumica e nevojshme për dy të tretat e Parlamentit (200 vota), siç parashikohet në nenin e rishikuar 32 të Kushtetutës.

E zgjedhura e re, fitoi mbështetjen e 261 ligjvënësve në parlamentin me 300 vende. Ajo u mbështet nga qeveria e Demokracisë e Re, opozita e majtë SYRIZA dhe aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Sakellaropoulou është Presidenti i 13-të i Republikës dhe pason Prokopis Pavlopoulos në zyrën më të lartë shtetërore.

Drejtuesja e re e Pallatit Presidencial do të betohet në një seancë solemne menjëherë pasi mandati i Pavlopoulos të përfundojë në 13 Mars.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!