HISTORIKE – Deçiçi i shqiptarëve të Tuzit mund kampionët në fuqi të Malit të Zi të Buçudnostit…

Data 14 gusht 2020 do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi. Në javën e parë të kampionatit në shtetin fqinj, skuadra FK Deçiç i Tuzit mposhti me rezultatin e pastër 2-0 kampionen në fuqi, Buduçnost i Podgoricës. Ky ekip prej disa muajsh drejtohet nga ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit, serbi Mlladen Milinkoviç.


Mediat malazeze e kanë cilësuar si të merituar fitoren e skuadrës nga Tuzi, duke bërë elozhed për lojën e zhvilluar. FK Deçiç u ngjit këtë sezon në Ligën e Parë malazeze dhe në sfidën hapëse bëri një prezantim fantastik.

“Gjatë gjithë ndeshjes Buduçnosti nuk pati asnjë rast të rrezikshëm për të shënuar. Kjo ishte padyshim loja më e dobët që kur në krye të pankinës ka ardhur Milinkoviç”, shkruante portali malazez “pobjeda.me”.

Golat e ekipit që përfaqëson Tuzin u shënuan pikërisht nga dy lojtarë shqiptarë: Ilir Camaj në minutën e 32-të dhe Kristijan Vulaj në 70-ën. Deçiç kryeson kampionatin pas javës së parë.

ShkodraWeb Channel