Historia e nje gruaja jo te zakonshme, nga refuzimi per tu bere spiune tek mandati i katert si Kancelare

Angela Merkel do të jetë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë, duke vijuar rrugën e nisur 12 vite më parë. Ndonëse CDU/CSU prisnin një tjetër rezultat, unioni ka rezultuar më i votuari në zgjedhjet në Gjermani.
E nëse Merkel do të konsumojë të plotë këtë mandat, atëherë ajo barazon ishkancelarin Helmut Kohl, që qëndroi në pushtet për 16 vjet me rradhë. Pas humbjes së partisë së Kohl-it në vitin 1998, Merkel ishte emëruar Sekretare e përgjithshme e CDU-së, ndërsa me 10 prill të vitit 2000 u bë gruaja e parë udhëheqëse e një partie.
Mbrojtësit dhe përkrahësit e saj e kanë shpallur si mbrojtësen e fundit të vlerave demokratike perëndimore, teksa ajo është fyer dhe kërcënuar për qëndrimet e saj të pakompromis rreth çështjes së refugjatëve, borxhit të Greqisë dhe mjedisit.
Po kush është Merkeli?
Angela Dorothea Kasner ka lindur me 17 korrik 1954 në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore. Studimet i ka kryer në Universitetin e Lajpcigut nga viti 1973 deri në 1978. Pak para përfundimit të studimeve në universitet, Merkel dëshironte të bëhej asistente e një profesori në një shkollë inxhinierike.
Si kusht për të marrë pozitën, kancelares Merkel i ishte kërkuar që të pranonte të raportonte për kolegët e saj te policia sekrete e Gjermanisë Demokratike, shkruan “ina”.
Merkel nuk kishte pranuar, duke përdorur arsyetimin se nuk mund të mbante fshehtësitë për të qenë një spiune e denjë. Angela Merkel është njëra ndër udhëheqëset më të njohura dhe më të fuqishme të këtij shekulli, kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.
Për kritikët, ajo përfaqëson stabilitetin e një bote të paqëndrueshme dhe të luhatur politikisht dhe ekonomikisht. Përkrahësit dhe adhuruesit e saj e kanë shpallur kancelaren Merkel mbrojtësen e fundit të vlerave demokratike perëndimore.
Por ndërsa nderohet nga shumë, ajo edhe është fyer dhe kërcënuar për qëndrimet e saja të pa kompromis rreth borxhit të Greqisë, çështjes së refugjatëve dhe mjedisit. Në një editorial të BBC-së thuhet se për të dihet shumë pak.
Madje edhe në vendin e saj, ajo mbetet një figurë enigmatike. Kancelarja gjermane kujdeset shumë rreth privatësisë. Familja e saj, miqtë dhe personeli i saj janë shumë të kujdesshëm.
Bashkëshorti i saj, shkencëtari, Joachim Sauer, shfaqet shumë pak në publik. Sauer është bashkëshorti i saj i dytë, ndërsa kancelarja ka mbajtur mbiemrin e burrit të saj të parë. Merkel nuk ka fëmijë.