Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Historia e 17- vjecares qe erdhi nga Italia per nje djale, i cili e shantazhoi per 7 mije euro

ShkodraWeb 19 September, 2017
shantazhilustrim
Historia e dashurisë me një 18-vjeçar nga qyteti i Lezhës i është kthyer në makth adoleshentes që jeton prej shumë vitesh në Itali bashkë me familjen e saj. Gjithçka nisi rreth një vit më parë, kur vajza 17 vjeçe nisi të njihej me djalin e quajtur Kristjan N.
Njohja me 18- vjeçarin kishte ndikuar që vajza adoleshente kohët e fundit të jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Edhe pse e lindur në Itali, ajo kishte shprehur simpati për Kristjanin, të cilin e takonte gjatë kohës që qëndronte në Lezhë për pushime.
Ndërkohë që gjatë gjithë kohës dy të rinjtë ishin në kontakt të vazhdueshëm përmes rrjeteve sociale. Pikërisht disa foto intime të tyre u bënë shkak për nisjen e kërcënimeve nga ana e të riut.
Ky i fundit gjatë javëve të fundit ka kanosur të dashurën e tij se do t’ia publikonte në rrjetet sociale fotot private nëse nuk i jepte një shumë prej 7 mijë eurosh. Shuma e parave i është kërkuar vajzës gjatë bisedave mes tyre, por edhe përmes mesazheve telefonike që ata kanë shkëmbyer kohët e fundit.
17-vjeçarja, e cila aktualisht ndodhet në Shqipëri, ka denoncuar ngjarjen në polici para pak kohësh, duke bërë që të nisin edhe hetimet në lidhje me kanosjen që i ishte bërë nga i dashuri. Gjatë kallëzimit, vajza ka rrëfyer para oficerëve të policisë të gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Për këtë arsye, Seksioni kundër Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë mbajti nën mbikëqyrje 18-vjeçarin për një javë për të arritur në arrestimin e tij në flagrancë.
Forcat e policisë madje i kishin kërkuar vajzës që të mos ndërpriste komunikimin me të dashurin, në mënyrë që të kishte prova për pretendimet e saj. Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur se Kristjan N. ka vijuar shantazhet ndaj të dashurës së tij 17- vjeçare, sidomos në tri ditët e fundit, duke përdorur për këtë qëllim edhe mesazhet telefonike.
Ka qenë pikërisht kjo provë që ka çuar më pas në arrestimin nga forcat e policisë të 18-vjeçarit. Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë, ai nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se mesazhet nuk janë nisur nga telefoni i tij. Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka sekuestruar telefonat celularë të dy të rinjve për të vërtetuar pretendimet e adoleshentes.
Sipas të dhënave, 17-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka lindur në Itali, vend ku familja e saj jeton prej shumë vitesh. Tashmë 18-vjeçari i arrestuar do të përballet me akuzën e ngritur ku materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. /Nga ELVIS HILA/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Pakti me Ramën ka vdekur? Pse po gënjen Lulzim Basha
Artikull pasardhës: Topalli godet ashper Bashen: Ky eshte akti me te cilin ai po tradheton PD-se

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.