HISTORI SHQIPTARE/ Njërin djalë u përcollën në banesën e fundit, djali tjetër me probleme psikologjike- familja nuk ka para për…

Fatkeqësi pa fund në familjen Lleshi nga Peqini. Kristiani vetëm 13 vjeç, i cili një ditë më parë i mori jetën aksidentalisht vëllait të tij, po kalon një gjendje të rëndë psikologjike. Familjarët po vuajnë edhe humbjen e djalit të madh, por edhe gjendjen në të cilin ndodhet i mituri. Si çdo ditë ai ishte nisur për t’i dërguar drekën vëllait, i cili çonte bagëtitë në pyllin e fshatit Galush në Peqin.

Pasi kanë ngrënë drekë, vëllezërit kanë qëndruar me bagëtitë dhe sapo muzgu ra, ata janë nisur drejt shtëpisë. Për të ndihmuar vëllain e madh, Kristiani ka marrë çiften e gjahut, që Ronaldo e kishte me leje. Pa dashje ai ka shtypur këmbëzën, duke goditur të vëllanë, i cili ishte shumë pranë tij.

Ronaldo humbi jetën menjëherë. Pasi ka lajmëruar prindërit për ngjarjen, Kristiani ka kaluar në gjendje të rëndë psikologjike kur ka parë vëllain e tij që nuk jepte shenja jete. Për shkak të moshës ai nuk është ndaluar dhe shoqëruar në Polici, por është marrë në pyetje në prani të psikologut dhe prindërve.

Burime nga familjarët bëjnë të ditur se Policia po i ndihmon t’i sigurojë familjes një psikolog, duke kërkuar ndihmën e ndonjë shoqate, pasi 13- vjeçari ka nevojë për një terapi intensive për të kaluar gjendjen në të cilën ndodhet.

Familjarët nuk mund ta përballojnë ekonomikisht pagesën e psikologut, por nga ana tjetër kërkojnë që të shpëtojnë djalin e vogël nga depresioni. Ndaj Kristianit nuk rëndon asnjë akuzë dhe ai nuk dënohet për shkak të moshës së tij.

Ndërkohë, të dielën pasdite, Ronaldo Lleshi u përcoll për në banesën e fundit. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte mbushur 21 vjeç.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

KQZ emëron edhe 6 deputetë nga listat e “opozitës”, akoma asnjë devijim nga lista e PD dhe LSI në qarkun Shkodër…

Komisioni...

NDODH EDHE KËSHTU/ Al Bano në “listën e zezë” të Ukrainës: Ka simpati të mes tij dhe presidentit Putin të Rusisë…

Ministria...

Turqia e Erdogan hyn në reçesion ekonomik, për herë të parë pas rreth 10 viteve dhe në prag të zgjedhjeve…

Turqia...

Close