Ne 2010 Luke Brett Moore ishte nje 22 – vjeçar rezident ne Goulburn, qytet australian ne distance rreth 200 km nga Sydney. Prej pak kohesh ai kishte humbur vendin e punes dhe me pas ishte lene dhe nga e fejuara. Thene shkurt, situata per te nuk mund te quhej e mire, por nje mrekulli, si ne perralla do t‘ia ndryshonte pergjithmone jeten. Shenjat e para te fatit qe po i trokiste, erdhen pasi, kestet e kredise po paguheshin direkt nga llogaria e tij ne St. George‘s Bank, edhe pse ne ate llogari ai nuk kishte asnje kokerr leku. E njejta gje me kredine do ti ndodhte edhe per 12 muaj te tjere me rradhe. Por kjo ishte vetem nje kusur i vogel perballe “thesarit“ qe do te perfitonte Moore ne muajt ne vijim. I befasuar nga kjo parregullsi, ai nuk ben asnje hap per te kuptuar çfare ka ndodhur, por nis te shijoje ne maksimum bamiresite e njepasnjeshme te bankes. Pas pak javesh, ai “guxon“ te hyje ne zyrat e St. George Bank dhe ti kerkoje punonjeses terheqjen e 50 mije dollareve nga llogaria e tij. U tha, u be dhe blerja e pare pas kesaj terheqje, ishte nje Alfa Romeo 156. Por i pakenaqur nga makina e sapo blere, Moore, e zevendesoi ate me nje…….. Maserati.
“Ishte e jashtezakonshme. Nje situate qe e kisha pare vetem ne filma“ – tregon ai per BBC. “Beja ate qe bejne djemte milionere te moshes time. Kisha maceta me dollare perhere ne duar, shkoja çdo nate ne diskotekat me te shtrenjta dhe shpenzoja qindra mije dollare ne femra, pije e kokaine. Pas pak kohe, bleva edhe nje barke. Sa here paraqitesha ne sportelin e bankes, merrja aq sa doja“.
Nga korriku 2010 deri ne Gusht 2012, Moore realizon me shume se 50 terheqje ne banke, me nje total prej 2,1 milion dollare. Mes te tjerash ai blen edhe nje Aston Martin, por gjithashtu i lejon vetes edhe lukse te tilla sa te bleje ne ankand nje bluze te firmosur nga Michael Jordan.
Por çdo fillim e ka nje fund. Nje dite, bie zilja, dhe perballe tij shfaqen dy punonjes policie qe i kerkojne te paraqitet ne polici. Moore kalon nje nate ne qeli perpara se te leshohet ne kembim te depozitimit te nje shume garancie. Procesi ndaj tij zbulon te verteten. Nje gabim kompjuterik qe i kishte dhene mundesine te riut australian, te terhiqte dollare pa hesap. Ne keto kushte, gjykata vendos qe te gjitha pasurite e Moore te sekuestrohen menjehere. Nderkohe, pas tre vitesh, ne 2015, ai denohet me 4 vite e 6 muaj burg.
Por e bukura nuk mbaron ketu. Pas 5 muajsh, avokati i tij, arrin ta dergoje ne shtepi me kusht, nderkohe qe ne dhjetor te vitit 2016, gjykatesi vendos:
“Ne baze te ligjit, asnje gjykate ne kete shtet nuk obligon nje individ te informoje banken se ka nje anomali ne sistemin kompjuterik. Eshte e qarte se z. Moore eshte treguar i pandershem me banken e tij por ky nuk mund te konsiderohet aspak nje mashtrim“.
Sot, tashme thuajse 30 vjeçar, Luke Bret Moore, po studion ne universitet per tu bere avokat penalist. Ndoshta nje dite do ti duhet te mbroje nje klient qe ka kaluar te njejten situate me te tijen. Sigurisht do dije ta mbroje. Ia di hallin. /Pershtati Taulant Kopliku/