“Hiq dorë nga Konjufca dhe rikthehu në tryezë”, Kurti në kufijtë e dëshpërimit, letër Mustafës për qeverinë…

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letren e liderit të saj Albin Kurtit, të cilën sot ai e kishte dërguar në adresë të kreut të LDK-së, Isa Mustafa. Në të, Kurti i bënë thirrje Mustafës, të heq dorë nga largimi i Konjufcës nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve.


”Letra dërguar Kryetarit të LDK-së, Mustafa, të cilit Kryetari i LVV-së, Kurti, i bën thirrje të heq dorë nga largimi i z. Konjufca nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët”, thuhet nga Vetëvendosje.

Në letër shprehet keqardhje për ndërprerjen e takimeve mes LDK dhe LVV.

“Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, ka shkruar Kurti në letër.