
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për dy gjysmëfinalet e “Final 4”. Katër ekipet më të mira kanë siguruar vendin e tyre në fazën finale të kompeticionit.
Shorti vendosi përballë Egnatian me Partizanin. Këto dy skuadra luajtën në finalen e madhe për titullin ku triumfuan rrogozhinasit.
Ndërsa dueli tjetër është Vllaznia-Dinamo. Shkodranët do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj bluve pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ata do të kërkojnë finalen për të marrë titullin kampion.
Shorti u hodh edhe për ndarjen e datave. Vllaznia dhe Dinamo do të përballen më 4 maj, ndërsa Egnatia dhe Partizani më 5 maj. Të dyja ndeshjet në “Arena Kombëtare”.