Hidhet nga ura e s’del më prej aty, dëshmitarët panë skenën. Kërkohet trupi

Një burrë i moshes 57-vjeçare po kerkohet pasi është hedhur nga ura në ujërat e lumit Vjosë, e nuk ka dalë më prej andej.

Sipas burimeve nga policia, behet fjale per shtetasin me inicialet N.S, i cili pasditen e të enjtes është parë nga kalimtarët e rastit.

“Më datë 09.08.2018, rreth orës 15:57, shtetasi N.S, 57 vjeç, banues në fshatin Rapck, Përmet, dyshohet se është hedhur nga ura e fshatit Rapck në lumin Vjosë dhe nuk ka dalë më. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe polumbarët të cilët kanë filluar kërkimet përgjatë lumit Vjosë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka qënë në gjendje depressive”, thotë policia e Gjirokastrës./panorama/