Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Personazh

Hetimi për lidhjet me Rusinë, habit Trump: Kam të drejt të fal veten, por për sa kohë të jem në pushtet…

ShkodraWeb 5 years ago
1

Mes gjithë diskutimeve nëse një President amerikan lejohet nga Kushtetuta ta falë veten apo jo, Presidenti Donald Trump vlerësoi të hënën se ai ka të drejtë absolute për ta falur veten, por sugjeroi se nuk ka për ta bërë këtë gjatë kohës që është në pushtet.

Trump tha se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe e cilësoi hetimin e prokurorit special Robert Mueller si antikushtetues. “Siç është deklaruar nga disa dijetarë ligjorë, unë kam të drejtë absolute të FAL veten, por pse duhet ta bëja unë këtë kur nuk kam bërë asgjë të gabuar? Ndërkohë, gjuetia e shtrigave (hetimi për lidhjet e tij me Rusinë) që po zgjat pa fund, e drejtuar nga 13 demokratë shumë të zemëruar dhe konfliktualë (dhe të tjerë) vazhdon edhe në mes-votime!”, ka shkruar Trump në “Twitter”.

Presidenti më pas e ka quajtur hetimin e Robert Mueller jokushtetues, por tha se ai do ta luajë lojën sepse nuk ka bërë asgjë gabim. Asnjë President nuk e ka falur kurrë veten, pra, kjo është një çështje debati ligjor. Por një memorandum trefaqësh nga Zyra e këshillit Ligjor në Departamentin e Drejtësisë që është shkruar në 1974-n, pas ditë përpara se Presidenti Richard Nixon të jepte dorëheqjen, thotë se Presidenti nuk mund ta falë veten sepse “askush nuk mund të jetë gjykues i rastit të vet”.

Diskutimi mes ekspertëve pothuajse garanton se nëse Trump përballet me padi dhe e fal veten, hapi tjetër do të ishte një sfidë në gjyq dhe fati i Presidentit do të vendoset nga gjykatësit, apo edhe Gjykata Supreme, sipas CNN. Hetimi i Mueller po merret me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, për të favorizuar fitoren e Trump, si dhe takimet e dyshimta të ekipit të afërt të Trump dhe familjarëve të tij me zyrtarë apo avokatë rusë gjatë fushatës zgjedhore, duke e trajtuar si një çështje për sigurinë kombëtare.

Trump nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ndërkohë, Putin tha të hënën se “politikat e ashpra” në SHBA e kanë ndaluar atë të takojë Presidentin amerikan Donald Trump, sipas një raporti të “Reuters”. I pyetur nga transmetuesi australian ORF, pse nuk ka ndodhur ende takimi mes tij dhe Presidentit amerikan, Putin ishte përgjigjur: “Ju duhet të pyesni kolegët në SHBA. Për mendimin tim, është pasojë e kontestit të politikave të ashpra të brendshme në Shtetet e Bashkuara”.

Continue Reading

LAJM PARA: Flet babai: Të pathënat dhe jeta e Rita Orës që nga mosha 1 vjeçe
LAJM PAS: Florian Marku: Serbi ka për ta parë veten pa ndjenja, do ta mund që në raundin e parë

TË FUNDIT

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!
  • Kryesore

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!

1 day ago
Gjykata merr vendimin, ish- zyrtarja e lartë e Kryeministrisë, do të vazhdojë të qendrojë në burg…
  • Aktualitet

Gjykata merr vendimin, ish- zyrtarja e lartë e Kryeministrisë, do të vazhdojë të qendrojë në burg…

2 days ago
NGA HARRY BAJRAKTARI – Çështja “McGonigal”, hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe!
  • Analizë

NGA HARRY BAJRAKTARI – Çështja “McGonigal”, hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe!

2 days ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

7 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

13 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.